Ambasade gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishme lidhur me vizat.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ambasada thekson se do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve.
“Sektori i Vizave informon se duke filluar nga 01.01.2022 do të ketë një kategori të re regjistrimi në sistemin e takimeve. Kategoria “Bashkim familjar me shtetas gjerman dhe europian” u mundëson aplikuesve që synojnë bashkim familjar me bashkëshortët ose fëmijët gjermanë dhe europianë lënien e një takimi më të shpejtë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.