Merret me kultivimin e kivit/ Ministrja Krifca promovon fermerin vlonjat: Gjithmonë në punë

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka publikuar në adresën e saj një fermer që prej vitesh është i angazhuar në bujqësi.

Qazimi prej 16 vitesh është i angazhuar në këtë sektor me kultivimin e kivit. Nuk është hera e parë, që ministrja publikon dhe promovon njerëzit e punës që kontirbuojnë në vendin e tyre.

Postimi i plotë:

Në Llakatund të Vlorës takojmë Qazimin i cili prej 16 vitesh është i angazhuar në bujqësi. Merret me kultivimin e kivit, për të, një frut produktiv dhe fitimprurës.

Pas vjeljes këtë sezon bën krasitjet e pemëve dhe na thotë duke qeshur se fermeri është i ngarkuar gjithmonë me punë “Në 12 muaj të vitit, 13 fushata i ka fermeri”.

#bashkë
#MeNjerëzitEPunës
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural