58-vjeçari i hedh acid në fytyrë ish-bashkëshortes në Dibër, prangoset nga policia

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër, pasi i ka hedhur acid në fytyrë ish-bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

I hodhi lëndë djegëse (acid) në fytyrë ish-bashkëshortes, vihet në pranga 58-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij.