Kadastra Shqiptare lajmëron 7700 legalizime të patërhequra nga qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë para ndërrimit të vitit, Drejtori i Përgjitshëm i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, shkoi në Zall- Bastar për të përfunduar procesin e legalizimit dhe të regjistrimit të tokës bujqësore në këtë zonë.

Para se të ndalej në dorëzimin e certifikatave për tokën bujqësore, Lame është ndalur në një lajm të gëzuar për disa mijëra familje shqiptare.

“Viti 2021, u mbyll me rreth 25.500 objekte të legalizuara. Janë 25.500 familje shqiptare që e përmbyllën këtë proces gjatë këtij viti. Por ka ende shumë qytetarë që vijojnë të kërkojnë me të drejtë avancimin e këtij procesi. Në shumë raste edhe duke i rënë shkurt, me motivin tashmë banal “meqë nuk bëhet do të thotë që duan lekë”. Mirëpo, unë sot dua të lajmëroj se pranë zyrave tona gjenden 7700 legalizime ende të patërhequra nga qytetarët. Pra, punë e bërë por e papërfituar nga qytetarët. Arsyet mund të jenë shumë, një pjesë e madhe janë banesa emigrantësh, nuk kemi kontakt telefonik, nuk kanë adresa zyrtare, etj. Ne sot po publikojmë listat me 7683 emrat e tyre. Ju lutemi të gjithë qytetarëvetë interesuar, të shqyrtojnë këto lista dhe të gjejnë emrin e tyre. Nëse njohin persona nga këto lista ti kontaktojnë dhe t’ua thotë.
Këtë lajm të mirë për këto 7700 familje po e japim këtë prag feste, ndërsa në janar do të publikojmë edhe mënyrën se si do të mund të tërhiqen nga qytetarët këto legalizime.
Ethem këtë pasi nuk do doja që të bëheshinpre e gjithe sekserëve që mund të abuzoninme to”, – tha Lame.

Sa i takon Zall- Bastarit, janë administruardhe trajtuar edhe 33 dosjet e fundit tështetasve të cilët disponojne AMTP (Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi) dhe që kerkojnetë pajisen me çertifikatë pronësie për pasuritëe përfituara sipas ligjit 7501 “ligji për tokën”.
Nga lançimi për mbylljen e procesit tëLegalizimit, për këtë Njësi janë evidentuar nëterren të gjitha objektet informale për të cilatjane vetëdeklaruar dhe ka përfunduar procesiadministrativ deri në daljen e vendimit për tëgjitha vetëdeklarimet e fundit.

Lexo edhe :  I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet babai i kandidates së Tom Doshit

Të fundit

Gara në Lezhë, PD kërkon rinumërim të dy kutive. Manja-Celibashit: Bëje ti rinumërimin

Gara në Lezhë është bërë mjaft e nxehtë në zarfet e fundit që po numërohen me votat e Greqisë....

“Rama nuk do ta gëzojë mandatin”, Berisha: Denoncova vjedhjen e votave në Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat në lidhje me vizitën e tij në Bruksel gjatë Forumit të Bashkimit Demokrat. Berisha shprehet...

ATSH mbledh CEO-t e agjencive evropiane të lajmeve, Zhupa: Roli ynë kyç në…

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka mikpritur për herë të parë në Tiranë Konferencën e Pranverës të Aleancës së Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA), me...

“Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë”, Meloni ndahet nga aleatët

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur një qëndrim të kundërt me atë të aleatëve të saj perëndimorë, duke konfirmuar se Italia nuk është...

Tensione në Parkun Olimpik gjatë rinumërimit të një kutie të Diasporës. Ja arsyeja

Rinumërimi i një kutie të votave të diasporës për Qarkun e Lezhës ka sjellë tensione në ambientet e Parkut Olimpik, në një kohë kur...

Lajme të tjera

Web TV