Marrja e PD-së/ Basha del nga “ngujimi” 8 mujor, zbret në bazë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i demokratëve Lulzim Basha i është kthyer bazës së partisë për të marrë edhe një feedback se si po perceptohet përçarja e forcës opozitare më të madhe në vend. Basha ishte me demokratët e Dibrës për të folur mbi PD por edhe shpalljen e “non grata” të Berishës.

Kreu i Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit i është kthyer takimeve në bazë vetëm dy ditë para ndërrimit të viteve. I vënë nën presionin Berisha, por edhe për shkak të situatave në PD, Lulzim Basha i është kthyer qytetarëve demokrat për të kuptuar edhe situatën se çfarë po ndodh me përçarjen e Partisë Demokratike. Ish- Kryeministri Sali Berisha të parën gjë që bëri kur ngriti foltoren ishte kthimi në bazë, ndërsa Basha zgjodhi tërësisht rrugën e kundërt Parlament-struktura drejtuese. Vetëm dje Basha është ndodhur në Dibër për të marrë takime me bazën demokrate.

Basha: Berisha ka marrë shumë nga PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ai vetë, por edhe PD, e kishin të pamundur të ndikonin në vendimin e Departamentit të Shtetit, për të ndryshuar vendimin e shpalljes “non grata” të Sali Berishës. Ai tha se Berisha është njëherësh ai që i ka dhënë shumë Partisë Demokratike, por edhe i ka marrë shumë kesaj partie. “Ne nuk kishim në dorë asgjë, në vendimin e aleatit tonë strategjik. As mund ta ndikonim, as mund ta ndalonim. Shpallja “non grata” e Sali Berishës, është një vendim që është marrë nga aleati jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e dini se për muaj me radhë unë kam punuar me të dhe me partnerët tanë strategjik për të gjetur një zgjidhje pikërisht, për t’ia hequr këtë luks Edi Ramës. Por në fund, njeriu që me të vërtet ka bërë shumë për këtë parti, por dhe ka marrë shumë nga kjo parti, vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe ç’është më e keqja mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Kjo është e vërteta e qartë dhe e qëruar, gjithçka tjetër është gënjeshtër e sido që të serviret, prapë gënjeshtër ngelet”, tha Basha gjatë një takimi me strukturat e PD në Dibër. Pas shpalljes “non grata” të tij dhe familjarëve, Sali Berisha e cilësoi tradhtar Bashën dhe bashkëpunëtor me Ramën. Ai nisi një tur foltoresh në të gjithë Shqipërinë që kulmuan me një kuvend kombëtar të mbajtur më 11 dhjetor, ku u votua për shkarkimin e Bashës si kryetar. Vendimi u ratifikua një javë më pas, me një votim të fshehtë në degët e PD në rrethe. Por Basha dhe shumica e kryesisë së PD nuk e njohin këtë kuvend dhe vendimet e dala prej tij. Ata organizuan një tjetër kuvend, më 18 dhjetor, ku sanksionuan në statutin e partisë që personat e shpallur “non grata” zhvieshen nga funksionet politike në parti. Berisha dhe komisioni i rithemelimit që dolën nga kuvendi i 11 dhjetorit i kanë vendosur një ultimatum Bashës, për të liruar zyrat e selisë së partisë deri më 5 janar. Berisha tha që, nëse Basha nuk e bënë këtë, atëherë ai do të nxirret paqësisht nga zyra nga anëtarësia e partisë.

Lexo edhe :  Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Berisha: Në vendet ish-komuniste forcat si e jona janë arkivuar

Edhe njëherë nga Vlora, ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi Lulzim Berishën duke e quajtur si tradhtarin e forcës së tij politike. Në 31 vjetorin e krijimit të degës së PD në qytetin bregdetar, Berisha u shpreh se Basha në vend që të merrej me votën e shqiptarëve dhe demokratëve u mor me manipulimin e votës brenda partisë për të garantuar karrigen e tij. “Demokratët u tradhtuan nga një njeri që do të hyjë në historinë politike të Shqipërisë si politikani më i papërgjegjshëm ndaj forcës së tij dhe vendit. Megjithatë, sot ne kemi rast të jemi krenarë sepse nëse hedhim një sy në hartën e Europës ish-komuniste forcat si e jona janë arkivuar në histori përveçse në Hungari. Por ne mbijetuam. PD pati fatin e keq të ketë në krye një njeri që e çoi nga disfata në disfatë. Pavarësisht kësaj ecurie më 25 prill ishim bashkë 625 mijë shqiptarë, por pa një kokë. Vetëm 19% e tyre i besonin kryetarit të PD. E vërteta është se 81% e tyre nuk kishin besim tek ky njeri pasi nuk e meritonte dhe më 26-27 prill në vend që të ftonte demokratët në sheshe për të mos pranuar zgjedhjet që u zhvilluan me sistemin e patronazhistëve dhe blerjen e votës. Njeriu që e shpalli masakër elektorale do të shndërrohej në tradhtarin absolut të demokratëve shqiptarë në vend që të merrej me mbrojtjen e votës së tyre u mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen”, u shpreh Berisha nga Vlora.

Të fundit

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduara dërgohen në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas...

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi mediak i Balkan Insight. Ajo thekson...

Dash Sula ironizon Lapajn: “Po vuan atë që të paralajmërova”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga...

VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe...

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një...

Lajme të tjera

Web TV