Skandali me pagat/ SPAK hyn në lojë nëse ka vepra penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK Arben Kraja në një dalje për median tha se ky institucion do të nisë hetimet për skandalin e publikimit të pagave dhe targave të automjeteve, vetëm nëse do të ketë të përfshirë subjekte apo vepra penale që janë në kompetencën e SPAK.

Skandali me publikimin e të dhënave personave, si pagat dhe targat, të më shumë se 600 mijë shqiptarëve, nuk janë në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Kështu deklaroi kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili theksoi se ky institucion vepron mbi bazë të kompetencave. Sipas Krajës, nëse në skandalin e publikimit të pagave do të ketë të përfshirë subjekte apo vepra penale që janë në kompetencën e SPAK, patjetër që ky institucion do të përfshihet në hetim. “SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. nxjerrja e të dhënave publike nuk është në kompetencën tonë, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve apo vepra penale që janë në kompetencën tonë, patjetër që edhe SPAK do të hetohet”, u shpreh kreu i SPAK, Arben Kraja. Duke u ndalur te rezultatet e SPAK në vitin 2021, Kraja paralajmëroi se përgjatë vitit 2022 do të ketë rezultate edhe më cilësore nga ky institucion në të gjitha fushat, si goditja e krimit apo korrupsioni në nivele të larta.

“2021 ishte një vit konsolidimi i SPAK, nga pikëpamja e ngritjes së BKH, gjysma e saj, nga pikëpamja e ngritjes së strukturës, por edhe rezultateve. Janë bërë rezultate në të gjitha fushat, qoftë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsioni në të gjitha nivelet e sistemet, si dhe në përdorimin e fondeve publike. 2022 do të jetë një vazhdim me intensitet më të lartë dhe tregues më të lartë në të gjitha këto fusha. Shpresoj të mbyllim komplet BKH në gjysmën e parë të vitit dhe pastaj të vazhdojmë me ushtrimin e ndjekjes penale brenda prioriteteve që kemi. Rezultatet do të jenë në vazhdimësi dhe më cilësore”, deklaroi ai.

Lexo edhe :  “Te PD morali, më i ulët se në 2021! Kanë nisur largimet dhe konvertimet në PS”

Inceneratorët

Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe AntiKrim (SPAK) Arben Kraja në një komunikim për mediat foli për çështjen e inceneratorëve. I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë hetim për inceneratorin e Tiranës, ai tha se hetimi është i hapur jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, por për të tre inceneratorët atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Gjithashtu ai theksoi se viti 2022 do jetë i vështirë për personat që shkelin ligjet.

Të fundit

Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

Katari ka shprehur interes për të pritur Kupën e Botës për Klube 2029. Ashtu siç organizoi Botërorin e kombëtareve...

Sezoni turistik veror, Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimin e përbashkët

Që prej ditës së sotme ka nisur zyrtarisht patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në Shqipëri, në kuadër të...

Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, nuk do luftën opozitare

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një intervistë për News 24, theksoi se Sali Berisha vazhdon misionin për të mbrojtur dhe vendosur demokracinë në...

Reja ‘monstruoze’ në plazh që u bë virale/ Çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Një pamje e rrallë e një reje të ngjashme me cunami në Portugali të dielën, i la disa pushues të habitur. Siç shihet në videon që u bë...

Beteja e Dorylaeum: një princ norman thyen selxhukët në emër të Kryqëzatës së Parë

1 Korrik 1097 Në vapën e fillimkorrikut të vitit 1097, në fushat afër qytetit të Dorylaeumit në Anadoll (në Turqinë e sotme), ushtritë e Kryqëzatës...

Lajme të tjera

Web TV