Viti i Ri pa orë policore, Manastirliu: Vaksina turke mund të hyjë në Shqipëri pas miratimit nga komiteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për grumbullimet në natën e ndërrimit të viteve si dhe kujdesi që duhet të kemi për tu mbrojtur. Ajo tha se nuk përjashtohet marrja e vaksinave nga Turqia, nëse eskpertët e vlerësojnë pozitivisht.

Shqiptarët mund të kalojnë jashtë natën e ndërrimit të viteve, pasi nuk do të ketë orë policore. Komiteti i Ekspertëve njoftoi pak ditë më parë se nuk do të ketë kufizim orari natën e 31 dhjetorit. Por, teksa në vend është konfirmuar prania e variantit “Omicron” të koronavirusit, grumbullimet mund të ndikojnë në rritje të numrit të infektimeve. E pyetur nga gazetarët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se “ky është një vendim që Komiteti e ka marrë duke iu referuar situatës epidemiologjike në vend. Ka bërë dhe vlerësim më të gjerë të situatës dhe në rajon”. Megjithatë, Manastirliu thekson se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Sigurisht që është shqetësues dhe varianti ‘Omicron’. Por, kërkohet kujdes i shtuar. Do të lejohen lëvizjet këmbësore, të njerëzve, por Komiteti ka rekomanduar që festat të jenë me familjen e vogël, me sa më pak kontakte dhe të jenë të vaksinuar/ testuar. Duhet të kuptojmë që lufta me pandeminë, është një luftë që i përket të gjithëve. Të gjithë strukturat shëndetësore janë në këmbë, por duhet të rritet akoma më shumë”, është shprehur ministrja e Shëndetësisë.

Covid-i, thotë ministrja, nuk ka ikur por po transformohet në variante të tjera. Edhe një herë tjetër, ajo kujtoi se nga data 4 janar, çdo punonjës administrate duhet të paraqesë pasaportën e vaksinimit ose testin negativ të Covid çdo pesë ditë.

Vaksinimi

E pyetur nëse Shqipëria do të marrë vaksinën turke, të prezantuar së fundmi, Manastirliu tha komiteti i ekspertëve të vaksinimit do ta vlerësojë këtë mundësi, nëse vaksina turke do të bëhet pjesë e Covax. “Aktualisht, kemi aplikuar mbi 2,3 milionë doza vaksina, kemi marrë mbi 2,6 milionë doza vaksine. Në fund të dhjetorit, vijnë 375 mijë vaksina të tjera dhe jemi në pritje të finalizimit të kontratës së re me Pfizer për vitin 2022, ku do të marrim 1,5 milionë doza vaksine. Në instrumentin Covax ne jemi të përfshirë si vend me vetëfinancim, jemi në pritje të 500 mijë dozave, presim të informohemi cilat janë vaksinat e miratuara. Deri më sot, nuk kemi thirrje për vaksinën turke, përmes këtij instrumenti. Nëse do ta kemi, do ta vlerësojmë përmes komitetit të ekspertëve”, tha Manastirliu.

Të fundit

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, ku sipas të përditshmes italiane, rritja e çmimeve...

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti, me tempujt e tij të...

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

Lajme të tjera

Web TV