Kosova shpall “non grata” një zyrtar rus, bënte presion mbi serbët e veriut për të ndërmarrë veprime radikale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zyrtar ndërkombëtar, brenda UNMIK-ut, me inicialet P.T. ka bërë të ditur se zyrtari rus i UNMIK-ut, Andrey Nikolaevich Antonov, sot u shpall “persona non grata” nga Republika e Kosovës. Ai ka qenë i ngarkuar me punë në degën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe po ushtronte presion mbi strukturat politike serbe për të ndërmarrë veprime radikale.

“Që moti Antonov ka raporte shumë të mira me strukturat serbe në veri të Kosovës, mirëpo kohën e fundit ai ishte duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat politike serbe në komunat me shumicë serbe”, ka thënë zyrtari ndërkombëtar P.T. brenda administratës së UNMIK-ut. Ai, ka shtuar se Antonov, në të kaluarën ka punuar si zyrtar policor.

Ai më tej ka vazhduar se, “aq presion të madh ka ushtruar, sa për këtë serbët e kanë lajmëruar edhe Petar Petkoviqin dhe presidentin serb Vuçiqin”.

Antonov, sipas këtij zyrtari ndërkombëtar në UNMIK, ka qenë i angazhuar edhe në zmadhimin e elementit prorus në bllokadat që ishin bërë në veri në shtatorin e këtij viti, kur serbët po kundërshtonin masat e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa.

“Antonov ka pasur kontratë me UNMIK-un deri në qershor te vitit 2022, dhe UNMIK dy herë ka pranuar vërejtje për veprimet e tij në Mitrovicë”, ka thënë zyrtari ndërkombëtar.

MPJD e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në njoftim për publikun kishte thënë se “Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”.

Lexo edhe :  Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Andrey Nikolaevich Antonov, është zyrtari i dytë rus i UNMIK-ut që shpallet “persona non grata”. I pari ishte Mikhail Krasnoshchekov, i cili pas përpjekjes për ta ndaluar një aksion policor të Kosovës, ishte dëbuar nga Kosova.

Krasnoshchekov, në maj të vitit 2019, me automjet të UNMIK-ut ishte përpjekur që t’ia bllokonte rrugën Policisë së Kosovës gjersa ata ishin në zbatim të ligjit në një aksion për arrestimin e disa prej serbëve që po merreshin me krim të organizuar. Madje, në automjetin e tij ishte gjetur edhe sharra motorike, me të cilën ishin prerë drurë për t’i bllokuar rrugët.

Në rrugët e Prishtinës, shoqëria civile në shenjë proteste ndaj UNMIK-ut, kishte shkruar parullat “UNMIK RUSMIK”.

Të fundit

Tregtia e mallrave të konsumit nxit rritjen ekonomike

Shpenzimet e konsumatorit në Kinë patën rritje të qëndrueshme në periudhën janar- korrik , me shitjet me pakicë të...

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend” në...

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e...

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Lajme të tjera

Web TV