Banka shpërndan gabimisht 154 milionë euro në llogaritë e 2 mijë personave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka “Santander”, dega e saj në Britaninë e Madhe u ka dhënë kuptim festave për të paktën 2 mijë klientë të sa1, duke depozituar gabimisht 154 milionë euro në llogari të ndryshme.

Pagesa u nda në 75 mijë transaksione për klientë të korporatave dhe komerciale”, – deklaroi banka Santander në një reagim të bërë të enjten.

“Na vjen keq që për shkak të një problemi teknik, disa pagesa për klientët tanë të korporatave janë dubluar gabimisht”, – thuhet në deklaratë.

Banka është duke punuar që të kthejë paratë e shpërndara gabimisht, por një pjesë e tyre kanë përfunduar në llogari të bankave rivale dhe rikthimi mund të jetë mjaft i ndërlikuar.

“Santander UK” është një degë tërësisht në pronësi të bankës globale Banco Santander, e cila ka selinë në Spanjë. Dega britanike ka 14 milionë klientë aktivë dhe 616 degë të shpërndara.

Gabime të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët kur një bankë depozitoi aksidentalisht 50 miliardë dollarë në llogarinë e një familjeje në Luiziana të SHBA, por paratë u rikthyen.

Gafa më e rëndë është bërë nga Citibank që humbi 500 milionë dollarë. Në fakt ajo u dërgoi aksidentalisht në llogari 900 milionë dollarë huadhënësve të kompanisë kozmetike Revlon.

400 milionë mundi t’i rikthejë ndërsa për marrjen e 500 milionë të tjerëve shkoi në gjykatë me argumentin se ato nuk ishin paguar vullnetarisht.

Por në shkurt, një gjykatës i Gjykatës së Qarkut të SHBA vendosi se banka nuk do të lejohet të rikuperojë paratë

Të fundit

Ekstremet e motit përfshijnë Azinë/ Qindra të vdekur nga përmbytjet dhe i nxehti

Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë...

A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Alban Daci Analiza tipike  e optikës komuniste të histografisë ndaj Zogut që e analizojnë si tradhtar për 7 Prillin dhe po ashtu edhe për marrëdhëniet...

Kroacia teston dronin revolucionar që do të modernizojë luftimin

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku paraqitet përdorimi i dronëve luftarakë FPV gjatë një stërvitjeje të...

Si po ndikon politika ekonomike e Trump? Ekspertët: Zhgënjyese në tregun e punës

Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në radhët e industrisë. Sinjalet paralajmëruese të alarmit për konjunkturën dhe ekonominë në SHBA po shtohen. Presidenti...

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai ishte kreu i Ministrisë së...

Lajme të tjera

Web TV