Darka më e “sikletshme” e ndërrimit të viteve dhe Ahmet Zogu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momenti i ndërrimit të viteve është një vigjilje që bashkon familjet, komunitetet apo qytetarët nëpër sheshet kryesore.

Ndoshta, edhe anëtarët e familjeve mbretërore. Këtë e dëshmon më së paku historiku i figurave shqiptare dhe me prejardhje shqiptare.

Jemi në kryeqytetin e Egjiptit dhe në vitin e largët 1947. Darka e Vitit të Ri në Pallatin Mbretëror të Kajros bëri bashkë dy antagonistë të së njëjtës faqje të historisë.

Victor Emmanuel III i Italisë dhe Zogu i Shqipërisë përfunduan të ulur pranë njëri-tjetrit.

 

 

Mes tyre gjendej mbretëresha me origjinë shqiptare e Iran-it, Fawzia Fuad.

Rastësia historike është se mbreti Zog dhe familja e tij do të largoheshin nga Shqipëria më 12 prill të vitit 1939.

Mbreti Zog

Katër muaj përpara se Gjermania të pushtonte Poloninë më 1 shtator, parlamenti shqiptar votoi për bashkimin me Italinë.

Vendosja e një qeverie fashiste parashtronte rrëzimin e mbretit Zog në favor të mbretit italian, Viktor Emanuel III.

Pas largimit nga Shqipëria për shkak të agresionit ushtarak fashist, mbreti Zog me familjen dhe oborrtarët që e shoqëronin u vendosën në disa shtete.

Në vitin 1947, ata shkuan dhe u vendosën në Kajro.

Kjo, pas ftesës së mbretit Faruk, trashëgimtarit të dinastisë së famshme egjiptiane me origjinë shqiptare që sundoi Egjiptin për dekada të tëra.

Mbreti Zog u prit me nderim të madh nga mbreti Faruk i Egjiptit.

Faruk-u ishte i vetmi që vazhdonte të njihte qeverinë shqiptare të Mbretit Zog në mërgim.

Duke mbajtur të hapura dhe në veprim legjionet shqiptare në Kajro, mbreti egjiptian i krijoi Zog-ut të gjitha kushtet e një jetese normale.

Mbreti Faruk e respektonte mbretin Zog ndryshe nga të gjithë homologët e tij duke marrë shkas nga origjina e tij e largët.

Lexo edhe :  Bombardimi i Ambasadave të SHBA-ve, mëngjesi i zakonshëm që u kthye në tragjedi
Victor Emmanuel III

Mbretërimi 46-vjeçar i Victor Emmanuel III, i cili filloi në vitin 1900 pas vrasjes së babait të tij Umberto I, përfshiu periudhën e sundimit fashist në Itali.

Emmanuel III u mbush me kritika pasi nuk ia doli mbanë të ndalonte Benito Musolini-n nga marrja e pushtetit.

Monarku – i njohur si “Sciaboletta”, për shkak të shtatit të tij – kaloi fronin në vitin 1946 në favor të djalit të tij Umberto II.

Kjo u pa si një përpjekje e kotë e tij për të shmangur një plebishit të italianëve nëse vendi duhet të mbeste një monarki apo të bëhej republikë.

Pasi italianët votuan në favor të republikës, Victor Emmanuel mërgoi drejt Aleksandrisë në Egjipt, ku edhe ndërroi jetë.

Rikthimi i “të mërguarve”

Eshtrat e mbretit Zog do të mbërrinin në Shqipëri në nëntor të vitit 2012.

Trupi i monarkut shqiptar gjendej prej 50 vitesh në varrezat Thiais në jug të Parisit.

Eshtrat e tij u vendosën në një mauzoleum të sapondërtuar për familjen mbretërore.

Ndërsa eshtrat e Victor Emmanuel III, i cili vdiq në mërgim në vitin 1947, u kthyen nga Egjipti në dhjetor të 2017-ës.

Eshtrat e monarkut italian u rivarrosën në mauzoleun familjar pranë Torinos.(AP)

Të fundit

Policia rrugore e Dibrës shton masat, dronet kapin qindra shkelje

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve...

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta....

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Lajme të tjera

Web TV