Muzikë pas orës policore dhe minorenë të punësuar, gjobitet pronari i lokalit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronari i një lokali në Tiranë është proceduar penalisht nga policia pasi vijonte aktivitetin me muzikë në biznesin e tij pas orarit të përcaktuar në kuadër të masave anti-COVID.

Policia njofton se ka proceduar penalisht Sh.S., 47 vjeç ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e tij, blutë e Tiranës kanë konstatuar dy minorënë që punonin pa kontratë punësimi.

Për këtë subjekt, policia ka vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Sakaq, janë gjobitur dhe proceduar penalisht 8 qytetarë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” pasi në kundërshtim me orarin e përcaktuar, u konstatuan në këtë lokal duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët.

Njoftimi i Policisë
U konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i lokalit.

Vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve, kanë proceduar penalisht shtetasin Sh. S., 47 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Punësimi i paligjshëm”, banues në Bathore, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administron, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, dhe gjatë konstatimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për ushtrimin e detyrës. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u konstatuan duke punuar 2 minorenë, pa kontrata punësimi.

Gjithashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Lexo edhe :  Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Në vijim të veprimeve, morën masë administrative për shkeljen e aktit normativ dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” 8 shtetas, pasi në kundërshtim me orarin e përcaktuar, u konstatuan në këtë subjekt duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët.

Policia e Shtetit sqaron të gjithë qytetarët që ora policore është në fuqi pas datës 01 Janar dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Të fundit

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai...

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të...

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të...

Lajme të tjera

Web TV