Makina del nga rruga në Dibër, humb jetën një person, plagosen tre të tjerë

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në aksin Peshkopi-Maqellarë.

Mjeti ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi E.H, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.

Edison Hamzaj është viktima e aksidentit të rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.