Po flinte gjumë, plagoset me armë zjarri mbesa 4-vjeçare e George Floyd në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 4 vjeçare është qëlluar me armë zjarri në shtratin e saj në SHBA. Mediat e huaja bëjnë me dije se vogëlushja ishte mbesë e fatkeqit afrikano-amerikan George Floyd.

Ndër të të tjera raportohet se, Ariana e vogël është qëlluar me plumb në trup dhe tashmë, siç theksohet në një njoftim zyrtar të autoriteteve policore të Houston, ajo ndodhet në gjendje të qëndrueshme, pas një operacioni urgjent që kreu.

Ndërkohë mësohet se nga të shtënat vogëlushes i janë dëmtuar mushkëritë dhe mëlçinë, ndërsa i thyen edhe tre brinjë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe në banesën e familjes në Hjuston, përveç fëmijës 4-vjeçar, ndodheshin edhe pesë persona të tjerë.

Autoritetet policore të Hjustonit, në njoftimin e tyre zyrtar, theksojnë se ende nuk dihet nëse sulmi është kryer nga një autor apo më shumë, as motivet e ngjarjes.

Familja e vajzës së vogël, sipas ABC 13 Houston, shpesh merrte pjesë në marshime dhe mitingje, duke kërkuar drejtësi për George Floyd. Në to ka marrë pjesë edhe vajza 4-vjeçare. Babai i vogëlushes ka deklaruar se ka arsye të besojë se shtëpia e tij është shënjestruar. Gjithashtu babai i 4-vjeçares ka konfirmuar se policia ka mbërritur në orën 7 të mëngjesit, më shumë se katër orë pas ngjarjes tragjike.

Të fundit

Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

Katari ka shprehur interes për të pritur Kupën e Botës për Klube 2029. Ashtu siç organizoi Botërorin e kombëtareve...

Sezoni turistik veror, Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimin e përbashkët

Që prej ditës së sotme ka nisur zyrtarisht patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në Shqipëri, në kuadër të...

Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, nuk do luftën opozitare

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një intervistë për News 24, theksoi se Sali Berisha vazhdon misionin për të mbrojtur dhe vendosur demokracinë në...

Reja ‘monstruoze’ në plazh që u bë virale/ Çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Një pamje e rrallë e një reje të ngjashme me cunami në Portugali të dielën, i la disa pushues të habitur. Siç shihet në videon që u bë...

Beteja e Dorylaeum: një princ norman thyen selxhukët në emër të Kryqëzatës së Parë

1 Korrik 1097 Në vapën e fillimkorrikut të vitit 1097, në fushat afër qytetit të Dorylaeumit në Anadoll (në Turqinë e sotme), ushtritë e Kryqëzatës...

Lajme të tjera

Web TV