“Askush s’ma rrëmben Kosovën nga shpirti”/ Serbët protestojnë me këngë nacionaliste për Djokovic (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet australiane i anuluan vizën Novak Djokovic dhe kanë në plan ta dëbojnë tenistin serb, një vendim që mediat vendase thonë se do të apelohet nga avokatët e sportistit.

Djokoviç, që aktualisht mban numrin 1 në renditjen botërore të tenistëve planifikohej të merrte pjesë në Australian Open, që nis më 17 janar.

Për shkak se ai është i pavaksinuar hasi probleme në tejkalimin e rregullave për të hyrë në Australi, që kërkojnë mes të tjerash dëshmi vaksinimi, që është kaluar Covid brenda javëve të fundit dhe praninë e antitrupave apo një dokument mjekësor që përjashton vaksinimin.

Ndërkohë, babai i tij Srdjan Djokovic ka lëshuar një deklaratë urgjente për qeverinë australiane, duke kërkuar lirimin e djalit të tij.

“Nuk e kam idenë se çfarë po ndodh, ata po e mbajnë djalin tim rob për pesë orë. Kjo nuk është një luftë për botën liridashëse, kjo nuk është vetëm një luftë për Novakun, por një luftë për të gjithë botën!” tha ai.

“Nëse nuk e lënë për gjysmë ore, do të mblidhemi në rrugë, kjo është një luftë për të gjithë”, shtoi ai.

Dhe me sa duket thirrjes së babait të Djokovic i janë përgjigjur serbët e Australisë. Në shenjë proteste ata kanë shkuar para hotelit ku po mbahet i ngujuar tenisti.

“Nga do që të shkoj përsëri kthehem tek ti, askush nuk mund të ma rrëmbejë Kosovën nga shpirti im”, dëgjohet të këndojnë serbët protestues.

Lexo edhe :  Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës, kartonin e tij e menaxhon agjenti i Ronaldos

Tenisti serb është duke u mbajtur në Park Hotel, një ndërtesë që përdoret nga Qeveria e Australisë për ndalimin e emigrantëve në vend, pasi atij iu refuzua hyrja në Australi të mërkurën.

Të fundit

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Lajme të tjera

Web TV