Një nxënës i vitit të parë në shkollën ‘Kristaq Capo’ ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë e cila pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mjeti që ka përplasur gjimnazistin, dyshohet të jetë një BMV, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
15-vjeçari, Zalo Prendi është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal në Berat dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Gjimnazisti i aksidentuar është nga fshati Mbreshtan në Berat.