Spartak Braho plas “bombën”: Një deputet me këto iniciale rrezikon të vritet nesër në protestë, të ruhet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Spartak Braho në studion e Zona Zero ne Top News ka paralajmëruar se nesër me datën 8 janar do të ketë dhunë dhe madje ka shkuar edhe më tej, duke bërë të ditur se sipas informacioneve që ka do të vritet një deputet i PD-së.

“Mos keni asnjë iluzion që nuk do të ketë dhunë, ka ardhur nga dhuna, ka jetuar me dhunën, e do ta mbullë se ku e di ai, po përsëri me dhunë.  Është dhuna e ushtruar mbi të përndjekurit politik, në zgjedhjet 96, grushti  shtetit ’98, e ky njeri është mësuar me dhunën. Unë kam thënë se PD është deshtament i lindur nga dhuna, ka taborrin e vet të dhunës, është ushqyer nga teoria e Berishës se me anë të hunës mund të arrihet gjithçka”, tha Braho.

Ish-deputeti socialist deklaroi se mund të ketë skenare vrasje, që mund të përfshijnë edhe një deputet, ndërsa dha inicialet e deputetit që mund të jetë viktimë.

“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha ai.

I pyetur se ku ka i ka këto informacione, Braho nuk dha detaje, por paralajmëroi deputetin që të ruajë krahët.

Lexo edhe :  E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet i pajetë në automjet

“Mos kenë iluzione, ore do të kenëdhunë, ata që do të rrethojnë Sali Berishën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë konteskt unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine”, theksoi Braho.

Të fundit

Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%

Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vitet e ardhshme. Projeksioni del në raportin e Fitch Rating,...

Dosja e ’21 Janarit’, ish-presidenti Topi bën deklaratën e fortë: Do të dëshmoj në SPAK

Ish-presidenti Bamir Topi shprehu gatishmërinë për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues në vitin 2011, por tha...

Zëvendëssekretari amerikan vizitë në Shqipëri, zbardhen detaje nga axhenda

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë, dhe Serbi më 7-11 janar. Në Tiranë, ai...

Veliaj me ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”: Kush mëson dhe punon ecën vetëm përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, duke diskutuar me ta...

Britania e Madhe/ Familja mbretërore do të marrë nga shteti shumën “e paimagjinueshme”

Familja mbretërore ka qenë në qendër të diskutimeve për financat e saj në vitin 2024 dhe e njëjta gjë do të ndodhë në vitin 2025. Si...

Lajme të tjera

Web TV