Tensione para selisë së PD-së. Mbështetësit e Sali Berishës të mbledhur pranë selisë së PD-së kanë goditur pak minuta më parë Sekretarin për Pushtetin Vendor Roland Bejko.
Pasi është shtyrë nga protestuesit, Bejko ka kërkuar që të hyjë nga dera e pasme e PD-së.
Më parë, Bejko ka thënë se ishte kërcënuar nga mbështetësit e Berishës, por theksoi se nuk kishte frikë nga asnjë.