Oborri i mbushur me makina, strategjia e Bashës për të penguar grumbullimin e protestuesve para selisë blu

Edhe pak orë kanë mbetur nga protesta e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Basha ka mbërritur i pari në selinë e PD duke u drejtuar në zyrën e tij ku ka planifikuar një ditë normale pune me mbledhje dhe takime.

Nga ana tjetër në parkingun e selisë blu kanë nisur të afrohen një numër i madh automjetesh të cilat janë parkuar njëra pas tjetrës duke zënë pjesë më të madhe të hapësirës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot një protestë në orën 12:00, ku i kërkoi demokratëve që të nxjerrin nga zyra Lulzim Bashën.