Spartak Braho tha se do vritet një deputet/ Alibeajn e merr në mbrojtje Garda: Berisha do gjak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spartak Braho tronditi me një deklaratë dje kur tha se një deputet do të vritet në protestën e Berishës për të marrë PD-në. Braho përmendi inicialet E.A, që sipas tij duhej të bënte kujdes për jetën e tij pasi ka informacione që do të tentohej të eliminohej.

Kjo ka bërë që Garda e Republikës ta marrë në mbrojtje deputetin Enkelejd Alibajn, duke i dhënë 2 shoqërues për ta mbrojtur.

Ndërkohë që në hyrje të Selisë blu është parë edhe deputetja Grida Duma e cila është parë me 3 shoqërues në automjetin e saj.

Alibeaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me incidentet e shënuara para selisë së PD, ende pa nisur protesta.

“Sali Berisha do dhune dhe gjak. Nxit demokratet te perplasen me njeri tjetrin dhe vete eshte fshehur. Turp! Kjo eshte fytyra e vertete e Sali Berishes. Te dhunoje kedo qe nuk mendon si ai!”- shkruan Alibeaj.

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV