Manastirliu: Qendra e re Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese, standard i ri shërbimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët me aftësi ndryshe, shume shpejt do të marrin shërbime të specializuara në Qendren e Re Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese, që po rindërtohet pas dëmtimeve nga tërmeti.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila edhe ka shpërndarë fotografi ka punimet që tashmë kanë nisur.

“Me profesionalizmin dhe punën e palodhur të dr. Florida Dobit dhe stafit të dedikuar, do të garantojmë një standard të ri shërbimi në këtë qendër unike të këtij lloji në vend, për fëmijët me aftësi ndryshe.”, shkruan ministrja përmes rrjetit të saj social Facebook.

Qendra e Re Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese në Kombinat është një hapësirë e dedikuar për shërbimet me shtretër, por edhe shërbimet ambulatore për fëmijët 0-18 vjeç me aftësi ndryshe, në nivel kombëtar. Terapitë e ofruara në këtë qendër janë: terapi zhvillimi, fizioterapi, logopedi, ergoterapi dhe kopsht edukativo-terapeutik.

Të fundit

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Lajme të tjera

Web TV