Kryeministri Edi Rama ka nisur mesditën e së dielës një bashkëbisedim me demokratët pas protestës së mbajtur më 8 janar përpara Selisë Blu.
“E rëndë për Shqipërinë, për demokratët. 3-4 miq të huaj më kanë marrë të pyesin a është e vërtetë që është sulmuar selia e opozitës nga mbështetësit e saj.
Sepse lajmi mori dhenë. Lajm sa absurd aq edhe qesharak që sulmohet me dhunë partia e opozitës nga vetë mbështetësit e saj.
Diçka ekstreme, e pa ndodhur kurrë në historinë e botës demokratike. Nuk u vë faj atyre që mendojnë se kjo është mirëseardhur nga unë. Një zhvillim i kësaj natyre që e dobëson kundërshtarin politik, në fakt godet vendin, shoqërinë…”