“Benz” 83 mijë euro dhe shtëpi në qendër të Romës/ Princi italian padit ish-të dashurën: Më ‘griu’ nga paratë!

jë ‘princ’ italian ka nisur një betejë ligjore kundër ish-të dashurës së tij bjelloruse, e cila ai pretendon se e ka ‘mjelur’ për dhurata me vlerë qindra mijëra euro. Princi Giacomo Bonanno di Linguaglossa, 51 vjeç, u takua me Tanya Yashenko, 35 vjeç, në vitin 2019 në një darkë dhe dyshja nisën një romancë. Aristokrati italian pretendon se ai më pas e çoi atë në udhëtime magjepsëse nëpër botë në destinacione si Monte Carlo, Dubai dhe Maldive.

Në foto: Princi Giacomo Bonanno di Linguaglossa dhe Tanya Yashenko

Sipas Times , mësohet se ai i dha asaj gjithashtu një Mercedes me vlerë 83,000 euro, aksione prej 58,000 euro, bizhuteri të shtrenjta dhe 18,000 euro për ta ndihmuar atë të marrë me qira një apartament në qendër të Romës.

Në foto: Pavarësisht betejës ligjore në vazhdim, u raportua se Princi Giacomo Bonanno di Linguaglossa dhe Tanya Yashenko kaluan festën e Krishtlindjeve dhe natën e Vitit të Ri së bashku

Il Messaggero raporton se zonja Yashenko punësoi një psikiatër për të dhënë dëshmi në emër të saj, por eksperti ndërroi anën dhe tani argumenton se princi është viktima dhe se Tanya ka përfituar nga brishtësia psikologjike e Linguaglossa.