Presidenti bullgar nuk tërhiqet nga vetoja për Shkupin, mbetet në udhëkryq edhe Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev konfirmon pozicionet e Sofjes para vizitës së kryeministrit Kirill Petkov në Shkup. Para seancës së Këshillit konsultativ të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga vetë ai, disa pjesëmarrës kanë thënë se presin të dalin me qëndrim të përbashkët.

Radev mblodhi Këshillin muajin e kaluar, në mënyrë që, siç theksoi, Bullgaria të vazhdojë të zhvillojë dialog të hapur me Maqedoninë, por edhe të garantojë të drejtat e bullgarëve në vend.

Presidenti përshëndeti qasjen e re ndaj bisedimeve, të propozuar nga kryeministri Petkov, por ekspertët thonë se nuk do të ketë ndryshime thelbësore. Historiani bullgar Naum Kajçev, i cili është pjesë e Komisionit të përbashkët, nuk pret hap të rëndësishëm përpara nga vijat e kuqe.

“Duhet të ketë ndryshim, por ky ndryshim duhet të vijë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në fakt, pritshmëria është një dhe është shumë elementare – të përmbushet Marrëveshja që kemi nënshkruar në 2017, e cila fatkeqësisht nuk zbatohet nga fqinjët tanë, si dhe puna e Komisionit të Përbashkët Historik”- deklaroi Naum Kajçev, nënkryetar i Komisionit të Përbashkët Historik.

Ndërsa Këshilli kryeson në ndërtesën e Presidencës, dhjetëra djathtistë të partisë VMRO-BND protestuan. Ata njoftuan se edhe me ndryshimin më të vogël të qëndrimit bullgar ndaj Maqedonisë, kësaj radhe nuk do të hedhin vezë, por gurë.

Megjithatë, nëse do ketë përparim me qasjen e re të Petkovit, do bëhet më e qartë në takimin e tij me Dimitar Kovaçevskin, të caktuar për ditën e martë të javës së ardhshme. Në ndërkohë, Parisi zyrtar, që kryeson me BE-në është optimist për zhbllokimin e procesit.

“Tani, me qeverinë e re bullgare si duket ka rrugë e cila duhet të definohet. Vetë qeveria tha se nevojiten disa muaj, patjetër të shënohemi në këtë kornizë, por gjithashtu qeveria hapi perspektivë dhe ajo mund të jetë shpresë se janë të mundshme rezultate para fundit të këtij gjysmëvjetori”, ka theksuar një diplomat i lartë francez. Sytë nga Bullgaria i ka edhe Shqipëria, pasi vetoja bullgare ka bllokuar edhe Tiranën

Të fundit

Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ strukturat e qeverisjes vendore/ Keni qasje skandaloze!

Kryeministri Rama në dialogun për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin rural' u ndal dhe tek problemet me blegtorinë. Ai kritikoi institucionet...

3 yje në shitje, Barcelona gjeneron 140 mln euro

Nevoja për të gjeneruar të ardhura për të qenë në rregull me ligjet e fair-playit financiar dhe dëshirën për t'u përforcuar në pozicionet ku...

Rama ultimatum bankave të nivelit të dytë/ Interesi i kredive do jetë deri në 2 përqind

Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai theksoi se interesi duhet të...

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani e pezulloi përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA). Presidenti Masoud Pezeshkian e nënshkroi legjislacionin përkatës, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve...

“Do pezullojmë totalisht AKU”/ Paralajmëron Rama: Më shumë bën dëm se sa rregullon

Në fjalën e tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Kryeministri Edi Rama kërkoi që të nxirret...

Lajme të tjera

Web TV