Nishani ‘kërcënon’ Bashën: Do t’i sekuestrojmë pasuritë kur të vijmë në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë një kërcënim të hapur në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Ai deklaroi për Klan News se kur PD të vijë në pushtet, Bashës do i sekuestrohen pasuritë e paligjshme që sipas tij ai ka krijuar në këto 8 vite. Nishani tha se Basha do të vihet para drejtësisë për aktet e rënda kriminale.

“Unë përfitoj nga rasti që t’ju them gjithë këtyre individëve me rekorde kriminale dhe Lulzim Bashës si kapo i tyre, të rikthejnë pak kujtesën se ç’ka ndodhur me individë të ngjashëm në periudhën 2005-2009 kur Partia Demokratike erdhi në pushtet, i gjetëm nga “vrima e miut” të gjithë ata që kishin kryer veprime kriminale në të shkuarën dhe i sollëm me pranga në duar dhe në këmbë para drejtësisë.
Dhe këtyre po u them që nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. Edhe Lulzim Basha nuk do t’i shpëtojë drejtësisë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. E garantoj Lulzim Bashën edhe të gjithë qytetarët që më ndjekin, se Lulzim Basha jo vetëm që do të vihet para drejtësisë për aktet e rënda kriminale dhe penale që ka kryer këto ditë, të falsifikimit që ka kryer përmes përdorimit të siglës, emrit të Partisë Demokratike, është një falsifikim i pastër, dhe njëkohësisht do të hetohet dhe do t’i sekuestrohet çdo pasuri e paligjshme që ka vendosur në këto 8 vite duke shfrytëzuar postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Këtë unë e garantoj ndoshta sot, është nga gjërat e vetme që mund t’ju garantoj që do ndodhi që në momentet dhe ditët e para të qeverisjes së Partisë Demokratike”, deklaroi Bujar Nishani.

Të fundit

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi i Kombëtares...

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin...

Lajme të tjera

Web TV