Braçe poston pagesat e paligjshme të FSHF-së me firmë të Armando Dukës: I tmerruar nga tallja e tr*pit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për deputetin socialist Erion Braçe, futbolli në vendin tonë nuk luhet më me kembë, por me dorë në tavolinën e Armand Dukës. Deputeti i PS-së ka publikuar disa pagesa bankare me firmë të Armand Dukës, që FSHF ka kryer në emër të klubit Tirana, që ka llogaritë e bllokuar nga përmbarues, duke e cilësuar këtë një shkelje të hapur të çdo lloj barazie.

‘Një klub futbolli në detyrime të mëdha financiare të njohura nga gjykata, bllokuar në të gjitha llogaritë bankare nga gjykata për këto detyrime, favorizohet nga FSHF, Armando Duka dora vete-siç shihet nga dy dokumentet, e cila kryhen pagesat për llogari të klubit të bllokuar financiarisht!’- shkruan Braçe.

Braçe thotë se duhet hetuar çdo pagesë e FSHF-së, nga centi i parë e deri tek milioni i dalë nga FSHF për të tretë, pasi deri atëherë është e kotë që të luhet futboll, pasi gara është e pabarabartë. “Në cilën federatë të Europës ndodh kjo? FSHF ka fituar imunitet nga skandalet”, shkruan deputeti i PS-së.

REAGIMI I ERION BRAÇES

TOPI ËSHTË ÇARË!

FUTBOLLI PO LUHET ME DORE NE TAVOLINEN E ARMAND DUKES!

Shikoni, kam hequr dore e nuk me intereson me hic kush do jete drejtuesi i Federates Shqiptare te Futbollit; po fare!

POR JAM I TMERRUAR NGA FARSA APO TALLJA E TRAPIT ME QINDRA LOJTARE DHE GJITHE ATA NJEREZ QE NDJEKIN FUTBOLLIN/SUPERLIGEN CDO TE PREMTE, TE SHTUNE, TE DIELE E VECANERISHT TE HENE!

Gjithcka ka te bej me Fair Play-n FINANCIAR;

Besoj e dini qe llogarite e FSHF jane te bllokuara nga GJYKATA?!

Besoj e dini qe arsyeja jane marifetet e FSHF me llogarite e saj bankare e llogari te te treteve ne pagesa prej dhjetera mijera EUROSH?!

Lexo edhe :  Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare

Tani eshte edhe me e qarte;

NJE KLUB FUTBOLLI NE DETYRIME TE MEDHA FINANCIARE TE NJOHURA NGA GJYKATA, BLLOKUAR NE TE GJITHA LLOGARITE BANKARE NGA GJYKATA PER KETO DETYRIME, FAVORIZOHET NGA FSHF, ARMANDO DUKA DORA VETE-sic shihet nga dy dokumentet, E CILA KRYHEN PAGESAT PER LLOGARI TE KLUBIT TE BLLOKUAR FINANCIARISHT!

Pyetja normale do ishte: ME CILEN FEDERATE FUTBOLLI NDODH KJO NE EVROPE?!

Por normaliteti ne kete vend eshte SKANDALI dhe FSHF KA FITUAR IMUNITET NGA SKANDALET; Askush nuk guxon, nuk guxon te merret me paligjshmerine skandaloze te saj!

Tani, pasi pashe keto pagesat bankare te kryera me firme te Armando Dukes, dua ta pyes publikisht: NGA KANE MBERRITUR KETO PARA NE FEDERATE? Jane te UEFA-s? Jane te FEDERATES?

Te cilitdo institucioni te jene, GARA ESHTE SHKATERRUAR!

FSHF ESHTE E INTERESUAR TE FITOJ KAMPIONATIN, TE MARRE PJESE NE EVROPE KY EKIP, AI TJETRI DHE AI EKIPI TJETER, ME QELLIM QE FSHF TE MARRE LEKET MBRAPSHT-ky eshte dyshimi i madh!

SA KOHE KA QE NDODH KJO?

PER HATER TE ATYRE QINDRA FUTBOLLISTEVE E KUJTDO QE DO E NDJEK FUTBOLLIN, DUHET HETUAR CDO PAGESE E FSHF NGA CENTI I PARE DERI TEK MILIONI I DALE NGA FSHF PER TE TRETE!

DERI ATEHERE ESHTE E KOTE TE LUHET FUTBOLL; GARA ESHTE E PADREJTE, E PABARABARTE, E PANDERSHME!

VO: SHIHNI DY DOKUMENTET NE FOTO; jane pagesa bankare nga FSHF ME FIRME TE ARMANDO DUKES, ne Angli e Prishtine.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV