Ekzekutoi ish-agjentin e Policisë së Elbasanit/ Arrestohet në Gjermani shqiptari i shumëkërkuar (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Gjermani dhe janë ekstraduar drejt Tiranës nga Interpol.

Policia njofton se ka ekstraduar nga Gjermania 40-vjeçarin Florind Shabani, i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të ish-agjentit të policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi.

Gjithashtu, është ekstraduar edhe 63-vjeçari Shpëtim Kiri, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Njoftimi i Interpol:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre.

Falë bashkëpunimit kapen në Gjermani dhe ekstradohen në Shqipëri, dy persona.

Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R.

Po nga Interpol Tirana është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Shpetim Kiri, 63 vjeç.

Ky shtetas ka qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT”, zhvilluar në vitin 2018, në DVP Shkodër, ku pas dokumentimit me prova ligjore u arrestuan 9 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020, e ka dënuar me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kyer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe :  Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/ Gjermani, u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të lartpërmendur dhe ekstradimi i tyre drejt vendit tonë.

Të fundit

‘Rrezikon’ mandatin e dytë në rast rinumërimi, Shehaj bën një kërkesë zyrtare

Partia “Mundësia”, mbasi ka siguruar dy mandate në Qarkun Tiranë, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të...

“I dashur Sali”, Rama i shkruan letër Berishës: Falë teje, Shqipëria bëhet mbretëri

I dashur Sali, Nuk gjej dot fjalët për të të shprehur mirënjohjen time për gjithçka që ke bërë në muajt e fundit. Pa ty, unë...

Del prapaskena: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

Në muajt e kaluar përkrah Donald Trump, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë pavarësisht deklaratave të tij se ishte kundër drogave të paligjshme. New York...

Analizat finale: Fëmijët në Gramsh u helmuan nga salmonela në vezë

Helmimi i 17 fëmijëve në kopshtin e Gramshit rezulton se ka ndodhur për shkak të konsumimit të vezëve me salmonelë. Instituti i Sigurisë...

Transferimi 150-milionësh, Bayern humbi yllin gjerman për faj të trajnerit Kompany

Süddeutsche Zeitung ka zbuluar disa detaje të pathëna për refuzimin që Florian Wirtz i bëri Bayern-it, duke zgjedhur transferimin te Liverpool. Bayern ishte gati të...

Lajme të tjera

Web TV