Një atdhe që shpëton tri herë nga një atdhetas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Ndoshta po mendon se gabova me fjalën ‘atdhetas’?… Jo. Fjalën e mirë ‘atdhetar’ e kanë zënë prej shekujsh, nuk kam si e përdor në këtë rast. Një ‘atdhetas’ që e ka çuar atdheun deri në pikën e vdekjes disa herë, nuk mund të quhet atdhetar.

Tani atdheu krenohet se ‘shpëtoi’ më në fund, tri herë: Që nga viti 1992, 97, 98, 2008, 20011… Po edhe nuk u ka hije banorëve të atdheut që të thonë ‘, shyqyr, shpëtuam tri a katër herë’; në fakt duhet të ndjehen të poshtëruar e të thonë ‘u dhunuam disa herë’ nga atdhetasi.

Ja kjo është.

Hera e tretë, ndoshta edhe e katërta apo e pesta, është kjo e kësaj radhe: Sali Berisha me ushtrinë e tij u nxorën nga radhët e ‘këtej Lanës’, tani janë në anën tjetër të lumit.

Po çfarë ka ndodhur kësaj radhe për të cilën po themi se ‘shpëtuam’? Në stilin e përrallës mund ta tregojmë kështu: Një ditë prej ditësh erdhi Amerika, na zbuloi si popull që kishim vuajtur diktaturën komuniste, dhe na mëkoi. Erdhi prapë e na pa se po vuanim një ‘budallallëk’ tjetër; na bëhej sikur kishim kapur demokracinë, por në fakt ishim duke hyrë më thellë në vuajtje. Erdhi prapë dhe prapë na pa që lideri na poshtëronte, na fuste në luftë me njëri tjetrin; na merrte kursimet e familjes dhe na linte ‘nën hënë’; vriste njerëz dhe me të vrarët ngrinte lavdinë e vet para të gjallëve…

Erdhi Amerika përsëri dhe vendosi të flasë si doktori i mirë që ka konstatuar kancerin. Këtë herë Amerika i vuri emrin ’kancerit’, e shpalli Brishën ‘të korruptuar, anti- ligj dhe minues të demokracisë’.

… Kjo është ngjarja e treguar si në përrallë.

E vërteta e treguar si në politikë është kjo:

Partia Demokratike, përgjatë gjithë natës deri në mëngjes sot, mundi të përjashtojë ‘përjetësisht’ Sali Berishën nga Partia Demokratike. PD i kishte shërbyer si ‘dashi’ mesjetar për të goditur si portën e kështjellës, si ekonominë, si çerdhen e fëmijëve edhe sigurinë e atdheut. Berisha, gjatë goditjes me ‘dash’, u përjashtua së bashku me një ‘shtab zyrtarësh’ të tij të korruptuar: Presidentë shteti, ministra deri zëvendësministra. Ora 3.30 e mëngjesit, siç shkruajnë kronikat, i gjeti të gjithë përtej Lanës, nën hijen e pallatit më të lartë që është ndërtuar në vendin tonë. Ata, ‘përjetësisht’ nuk mund ta kalojnë më Lanën për të ardhur ‘këndej’.

Çfarë është ‘këndej’?

Këndej është ana ku rrinë njerëz të zakonshëm, njerëz të frikësuar ose të trimëruar; fëmijë e të rritur; nevrikë me ata që kërkojnë burgosjen e Berishës apo të etur që ta shikojnë prapa hekurave; të pafajshëm apo edhe fajtorë… Të gjithë janë nga ana e Lanës ku nuk mund të jetë më Berisha dhe enturazhi i korruptuar. Nga grupi i njerëzve të zakonshëm të popullit, me siguri, nesër do të dalin disa mëkatarë përkundrejt ligjit ose pronës, që edhe ata do të kenë fatin e grupit ‘Berisha’. Por kurrë nuk do të ketë më njerëzimi ynë atë rrezik që erdhi prej atij grupimi. Kur PD tha sot në ora 3.30 se përjashtohet ‘përjetësisht’, kishte parasysh pikërisht këtë gjë.

Lexo edhe :  Kush janë të sëmurë psikik, Parashqevia apo ata që filmojnë depresionin e saj?

Por edhe këtë e bëri Amerika, e cila na pa për herë të fundit që nuk kishim ‘sy për çapje’ që ta shpëtojmë ‘atdheun nga atdhetasi’.

Pesha e aktit të ‘përjashtimit përjetë’, shkon më tej e më tej.

Më tej, fillesa:

Nëse Sali Berisha dhe enturazhi, guxojnë t’i hyjnë me dhunë selisë ose Kuvendit, ose Gjykatës, ose shtëpisë së dikujt…, këtu del një hendek: Berisha nuk ka më mandat politik, as ‘demokratik’, as ‘lesh-e-li’, dhe që këtu merret drejt Prokurorisë. U morëm vesh, zoti Berisha, që nuk mund të këpusësh më asnnjë fije bari, e jo më jetë njerëzish ‘në emër të Partisë’?

Më tej, hapi i dytë:

Në ‘lumin Lana’, si në ujëra të ndotura gjatë 30 vjetësh, po  hidhen rrjetat nga ku do të dalin krime, vjedhje, korrupsion…, me kuintalë. Të gjithë zyrtarët e neveritshëm që mbështetën Berishën, secili prej tyre ka pjesën e vet në krim dhe korrupsion. Këta i ishin ngjitur në lëkurë Berishës dhe Berisha PD-së dhe PD e ngjitur pas atdheut…

Më tej, hapi i tretë:

Tentativa për të krijuar një grupim politik ‘ombrellë’, me qëllim që të përsërisin ‘menynë e 30 vjetëve’, do të jetë e dështuar që në fillim. Secili që i vjen rrotull Berishës dhe fatkeqësisë së këtij dheu, e ka të ndaluar të komunikojë me Shtetet e Bashkuara. U.S nuk është një shtet inatçi, siç duan ta quajnë këta; U.S e di mirë se këta kanë ndërtuar skeletin e një fryme dhe grupimi terrorist anti- amerikan. Vetë Berisha e la vendin, në vitin 1997, me më shumë se 100 celula terroriste, ku përfshiheshin organizatat e al- Qaedas të bin- Laden, etj… Edhe këtej, grupimi që kaloi përtej Lanës, ka përpara tabelën ‘no- pasaran’.

Shumë punë të mëdha vijnë për një arsye ‘të thjeshtë’. Kështu ndodhi edhe në ora 3.30, sot. Kjo mund të jetë dita e fundit kur ‘atdhetarët’ të ndjehen mirë se ‘shpëtuam edhe kësaj here’. Herën tjetër e mendojnë prapë me shpresë se ‘prapë do të kalojë Amerika këtej pari..’

 

 

 

Të fundit

Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, ministri Hasani thërret ambasadorin rus në zyrë!

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka thirrur në ministri ambasadorin rus, ku i ka shprehur protestën e qeverisë shqiptare...

“Janë diplomatët më të korruptuar në…”/Berisha akuza të forta ndaj Donald Lu e Vlahutin

Sali Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj ish-ambasadorit amerikan Donald Lu e ish-ambasadores së BE-së Romana Vlahutin. Ai tha se ata janë dy diplomatët më të...

Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev/ Çollaku: Akt lufte! I takon NATO-s të marrë masa

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku komentoi sulmin ndaj ambasadës shqiptare në Ukrainë. Në 'Studio Live', Çollaku thotë se kjo ngjarje është një akt lufte ndaj...

Forcohet pasaporta e Kosovës, një tjetër shtet e njeh zyrtarisht

Armenia sot ka njohur zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, shkruan A2 CNN. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të...

Pas SHBA, Elon Musk ndërhyn në zgjedhjet gjermane, del hapur në mbështetje të AfD-së

Elon Musk njeriu më i pasur dhe më me ndikim në planet nuk resht së sfiduari me qëndrimin, zgjedhjet dhe mënyrën se si dëshiron...

Lajme të tjera

Web TV