Një bilanc ekonomik për Maqedoninë e Veriut të vitit 2021 dhe pritjet për vitin 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rilind Ademi

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka pësuar një goditje të madhe që se ka njohur historia më parë, fillimisht me regjistrimin e recesionit më të madh ekonomik prej 6,1% në vitin 2020 që njihet si recesioni i dytë më i madh pas rënies ekonomike të shoqëruar me inflacion të vitit „93. Mirëpo nga ana tjetër edhe një prej recesioneve më të shkurtra dhe kthim në një rritje ekonomike më të lartat në dekadën e fundit.

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut u rrit ndjeshëm përgjatë vitit 2021, një rritje prej 4,8% (sidomos tremujori i dytë ku shënoi një rritje prej 13,4% në krahasim me periudhën e njëjtë paraprake). Mirëpo, gjithmonë vërehet një lidhje e afërt mes relaksimit të situatës pandemike në vend dhe prodhimit të ritmeve pozitive ekonomike, e cila filloi të zbehet në fund të vitit 2021, kryesisht si rezultat i frikës së përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit dhe mundësisë të rikthimit të mbylljeve të bizneseve.

Lajmet e mira: Punëzënia vazhdoi të përmirësohet në vitin 2021 pas një përkeqësimi të vogël në vitin 2020, duke përfunduar nën nivelin e 16%. Prodhimi industrial u rrit me 6% në pesë muajt e parë të vitit 2021 në krahasim me periudhën e njëjtë të viti 2020. Kërkesa nga konsumatorët mbeti e lart dhe kishte një rritje të mbështetjes kreditore nga ana e institucioneve bankare. Eksportet dhe importet në vitin 2021 i tejkaluan nivelet e tyre që i kishin në vitin 2019, me një rritje më të shpejtë të importeve se sa eksporteve, pas një rënie prej 15-17% në vitin 2020.

Lajmet e këqija: Me paraqitjen e variantit omicron në fund të 2021, i cili është shumë më i transmetueshëm, megjithëse me simptoma më të lehta, trupat shtetërore përpiqen të vënë disa mekanizma me qëllim që të mos ngarkohet sistemi shëndetësor e në anën tjetër si duket do t‟a vuaj prap sektori real. – Rritja e çmimeve të energjive kryesore i ka bërë shumë kreator të politikave ekonomike të jenë të paqartë mbi ecurinë ekonomike në vitin 2022 sidomos si rezultat i impaktit që mund të ushtrojë në inflacion.

Shqetësimet e lartpërmendura duket se do t‟i japin fund kapitullit të një politike relaksuese monetare në vend sepse inflacioni i paraqitur e që do të vazhdojë edhe në 2022 ka bërë që autoriteti monetar të mendoj veprimin me instrumentet e saja edhe pse njëherë nuk është e deklaruar.

Rikuperimi ekonomik pritet të vazhdojë gjatë vitit 2022 në masën prej 4,5% e udhëhequr nga rritja e bruto investimeve prej 8,5%, rritja e aktivitetit eksportues prej 8,1%, rritja e konsumit dhe punëzënies prej 3,1%. Gjithashtu duke pas parasysh rritjen ekonomike të vendeve të eurozonës prej 5% në vitin 2021 dhe sipas parashikimeve prej 4,3% në vitin 2022 mund të vlerësojmë se do të jetë një shtysë e rëndësishme për një shërim të plotë ekonomik përgjatë vitit 2022 dhe kthim në nivelet e para krizës. Buxheti i vendit për vitin 2022 u miratua pa shumë zhurmë, e gjithë kjo si rezultat i nevojës emergjente për adresimin dhe plotësimin e nevojave dhe kërkesave publike. Buxheti i vendit për vitin 2022 regjistron shpenzime totale prej 4,45 miliard euro (35,2% e GDP-së), ndërsa të hyrat planifikohen në masën e 3,9 miliard euro dhe janë 7,4% më të larta se në vitin 2021. Deficiti buxhetor do të jetë në masën e 545 milion euro (4.3% e GDP-së). Ndihma ekonomike nga buxheti i shtetit me anë të paketave të ndryshme stimuluese në formën e ndihmave financiare apo lehtësimeve tatimore arriti në nivelin prej 1,2 miliard euro (apo 11% e GDP-së).

Lexo edhe :  Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas, ja cilët janë përfituesit

Një prej sfidave më të mëdha do të ngelet rritja e çmimit të energjisë elektrike, ku është lajmëruar që do të ketë një rritje prej 10-15 % të çmimit, e gjithashtu qeveria alokoi mjete në masën e 100 milion euro drejt kompanisë elektroenergjetike dhe në anën tjetër kompenson një pjesë të pagesës (16 euro) për shtresat e caktuara sociale. Inflacioni në rritje Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut duke u nisur nga situata të volitshme në bazën depozituese dhe në tregun e këmbimeve valutore me shpërthimin e pandemisë Covid-19 në vend ndërhyri me instrumentet e saja për uljen e normës bazë të interesit, ku viti 2019 shënonte 2,25% ndërsa viti 2020 shënonte 1,5% dhe viti 2021 shënon nivelin prej 1,25% të normës bazë të interesit. Kjo politikë relaksuese monetaro-kreditore u tregua e suksesshme në qetësimin e tregjeve, ruajtjen e besimit dhe mbështetjen e tregut të kredive në kushtet e një tregu ndërkombëtar të kapitalit të pasigurt.

Sa i përket kërcënimeve të inflacionit Maqedonia e Veriut nuk qëndron më keq se vendet e rajonit apo vendet e BE-së, ku viti 2021 shënoi një inflacion të moderuar prej 3,1% kryesisht e udhëhequr si rezultat i rritjes së çmimeve të prodhimeve primare, një kërcimi të madh të kërkesës pas lirimit të masave izoluese, rritjes së çmimeve të energjisë, pengesave në zinxhirin furnizues etj.

Deri më tani Banka Qendrore në vend, ashtu sikur autoritetet monetare të vendeve të tjera, këto lëvizje globale i vlerësojnë si të përkohshme, të cilat duhen të zbuten sapo të ulen çeukilibret e kërkesës-ofertës globale. Gjithmonë pritjet janë që deri në fund të vitit 2022 presionet inflacioniste të sheshohen dhe fillimi i vitit 2023 të shënojë një inflacion prej 2%. Mirëpo, nga ana tjetër ndërprerjet në zinxhirin furnizues si duket po zgjasin më shumë se sa mendohej më parë, e kështu besohet se inflacioni do të jetë i pranishëm edhe në pjesën më të madhe të vitit 2022.

Kjo duket të jetë edhe në top 5 shqetësimet kryesore në shumë vende të botës, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, ku sipas një ankete nga McKinsey Global Survey pothuajse çdo rajon i botës qoftë në zhvillim apo i zhvilluar, është përgjigjur se ndër shqetësimet kryesore për të shënuar një rritje ekonomike do të mbetet prap pandemia Covid-19 dhe variantet e reja që mund të shpërthejnë, por pas këtij shqetësimi renditet edhe inflacioni dhe ndërprerjet në zinxhirin furnizues. Politika monetare në vend për momentin nuk duket se do të reagojë kundrejt këtyre kërcënimeve të rritjes së çmimeve të cilat po vijnë si rezultat i krizës energjetike, prishjes së zinxhirit furnizues dhe rikthimit të madh të kërkesës pas lehtësimit të masave kundrejt pandemisë, mirëpo gjithmonë po përcjellet me vëmendje çdo trend i ri i rritjes së çmimeve dhe Banka Qendrore le të hapur mundësinë për të reaguar me anë të instrumenteve të saja monetare që i ka në dispozicion. Gjithashtu sipas FMN-së ndryshimet në politikën monetare në vend nuk do të kishin asnjë efekt mbi faktorët global që po ndikojnë në rritjen e çmimeve.

Mbetemi me konkluzionin se kriza ekonomike që po e përjetojmë nuk erdhi si pasojë e tronditjeve të fundamenteve ekonomike por si rezultat i një problemi shëndetësor, një pandemi globale, ku u vi si prioritet interesi i ruajtjes së shëndetit publik para se gjithash. Atëherë nuancat pozitive ose negative të pritjeve ekonomike qartësohen apo mjegullohen si rezultat i përmirësimeve ose përkeqësimeve të situatës me pandeminë.

Të fundit

Si e ndryshojnë trurin tonë ëmbëlsirat dhe patatinat?

Ka një arsye pse dëshira për ushqime të ëmbla ose me shumë yndyrë duket shpesh më e fortë se...

Nëse SPAK-u do të ishte një parti politike, do të ishte absolutisht e para

Nga Eduard Zaloshnja Kryeprokurori Dumani rezultoi personazhi i vitit me një kuotë sa dyfishi i Ramës dhe sa katërfishi i Berishës. Në sondazhin që zhvillova para...

E kërcënojnë për shkak të “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani: Kam 7 ditë që sulmohem

Juristja Eni Çobani, e cila prej vitesh zhvillon rubrikën “Shihemi në Gjyq”, e shqetësuar ka paralajmëruar komentuesit që i dërgojnë mesazhe fyese dhe kërcënuese...

Artisti Robert Aliaj: Skandal publikimi i videos për Parashqevi Simakun, një turp i madh!

Artisti i njohur Robert Aliaj flet në news24 se ishte një turp, një skandal publikimi i videos për Parashqevi Simakun. Të gjithë u turren...

Duke pritur Parashqevi Simakun

Nga Spartak Ngjela Askush nuk e di historinë reale të këngëtares. (Ngjarjet abstrakte me një personazh publik, krijojnë romane popullorë në çdo shoqëri) Një shoqëri që është...

Lajme të tjera

Web TV