A do ia falte tradhtinë Shkëlzen Berishës? Armina Mevlani befason me përgjigjen: Në qoftë se është për një natë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blogerja e njohur Armina Mevlani është në një lidhje 8-vjeçare me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Së fundmi, ajo ka treguar nëse do ia falte tradhtinë partnerit të saj.

Në emisionin “Goca &Gra”, ku është edhe moderatore, Armina Mevlani u shpreh se në një marrëdhënie ana seksuale nuk është më e rëndësishme sesa ana shpirtërore.

Ndaj, blogerja theksoi se tradhtinë nuk e shikon si gjënë më të keqe që ndodh në një marrëdhënie. Ajo tha se nëse tradhtia do ishte për një natë nuk është shumë problem. Shqetësuese për të do ishte nëse partneri i saj do krijonte lidhje paralele.

Armina Mevlani tha se nëse tradhtia do ndodhte do ulej të diskutonte me partnerin se përse ndodhi si edhe do pyeste veten mbi shkaqet.

Blogerja shtoi se tanimë që është në një lidhje prej shumë vitesh e shikon ndryshe tradhtinë, nëse në të 20-tat e saj kur nisi romancën me Shkëlzen Berishën, mendonte se “do thyente shtëpinë”.

“Tradhtinë i fus në dy kategori. E para është ‘one night stand’, diçka që mori fund aty dhe e dyta lidhja paralele. Për mua tradhtia tamam është lidhja paralele se do të thotë që personi ka një lidhje shpirtërore me personin tjetër.

Për mua kjo është deri diku pa më shqetësuese se normalisht do të thotë se edhe me ty janë shkëputur disa fije lidhëse nga ana shpirtërore që është më e rëndësishme se ana seksuale. Për mua ana seksuale është deri diku mekanike kur ndodh në një tradhti për një natë. Personalisht tradhtinë nuk e shikoj si gjënë më të tmerrshme që ndodh në një marrëdhënie.

Nëse do më ndodhte mua, gjëja e parë që do doja do ishte të diskutoja me partnerin, ti thosha ‘ok, pse ka ndodhur’. Do pyesja edhe veten. Edhe tani në një marrëdhënie që kam goxha vite, 8 vite. Në të 20-tat kur u futa në një lidhja isha nga ato njerëz që gjykoja tradhtinë, mendoja se është shumë keq nëse kjo gjë ndodh, merr fund marrëdhënia, do thyeja shtëpinë. Tani që kanë kaluar vite, e mendoj ndryshe”, u shpreh Armina Mevlani.

Lexo edhe :  Del në shitje kontrata e këngës historike të Jay-Z dhe Eminem

 

Të fundit

Egli në debat me Gjestin: “Kam faj unë që të jap mundësinë ty…”!

Gjesti dhe Egli pas Prime-t të djeshëm kanë diskutuar në oborrin e shtëpisë të mërzitur me njëri tjetrin. Gjesti...

Helena Kadare në SPAK, kërkon të marrë pjesë në seancën e Veliajt

elena Kadare, e veja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Për gazetarët ajo tha se kishte ardhur të...

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë murit 800-mijësh të PS-së

Nga Eduard Zaloshnja Jo zyrtarisht, fushata elektorale filloi këtë javë nga dy partitë e mëdha, me motorë të ndezur në kapacitet të plotë nga të...

U ndërpre pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, rinis seanca për Veliajn

Ka rinisur në GJKKO seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca filloi në orën 08:30, por u shty për në orën...

Rama: Kush ka bërë korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama sërish thotë se drejtësia e re do të ketë mbështetjen e Partisë Socialiste, por thotë se nëse SPAK dhe GJKKO dështojnë...

Lajme të tjera

Web TV