Berisha del nga prokuroria: Basha ishte i rrethuar në 8 janar nga një bandë vrasësish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për më shumë se tre orë ish-kryeministri Sali Berisha dha dëshminë e tij para hetuesve në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, Berisha hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të cilët i quan se janë bërë një.

Ish-kryeministri tha ndër të tjera se në 8 janar Basha ishte i rrethuar nga një bandë vrasësish. Duke e cilësuar si të pabesë, ai thotë se Basha ishte i gatshëm shuante ndërtesën e PD-së. Ndonëse e quan se u thirr nga Edi Rama, Berisha u shpreh se u paraqit sot në prokurori për të respektuar parimet.

“E kuptoni vetë i thirrur këtu me urdhër të kreut të Meduzës erdha në respekt të atyre parimeve. Ajo çka duhet tu them është kjo: në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar, mik dhe partner të Shqipërisë shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte jo vetëm atë ditë, por po marr 8 janar, Lulzim brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish. Kjo përbën edhe momentin më dramatik dhe dëshminë e shkrirjes në një të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin.

Ju duke u falënderuar shumë për të gjithë punën e madhe që bëni më duhet të them se nuk duhet të injoroni një moment, që është më flagrant është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion nga anëtarësia është simbol së pari i pabesisë ekstreme, së dyti simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin, së treti, mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin atyre”, deklaroi Berisha.

Të fundit

Një çadër në plazhin publik të Shëngjinit kushton 700 lekë! Pushuesit ankohen për çmimin

Në Shëngjin, vera ka sjellë fluks të madh pushuesish nga Shqipëria e Kosova. Hapësirat në plazhet publike këtë vit janë...

Kur paga bëhet drejtësi dhe drejtësia shndërrohet në pazar

Endri Kajsiu 1. Drejtësi për pagat apo paga për drejtësinë? Në Shqipëri, drejtësia është për vite me radhë në qendër të reformave të mëdha. U investua...

Zjarr në Berat/ Flakët përfshijnë qendrën e personave me aftësi ndryshe

Zjarr pranë Qendrës Lira në Berat, persona ende të paidentifikuar kanë djegur disa goma në afërsi të kësaj qendre, ku strehohen persona me aftësi ndryshe....

U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijë/ Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit

Një shprehje popullore e jona është “bëj mirë, gjen keq”, por duket se se në Greqi të bërit mirë, është shpërblyer. Kjo shkon për...

Euro prek “fundin”, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun, pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të...

Lajme të tjera

Web TV