Dramatike/ Karteli i drogës hedh eksplozivë me dronë, meksikanët vrapojnë të tmerruar për të shpëtuar kokën (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e frikshme e filmuar në Meksikë është shpërndarë në rrjet, ku shihen njerëz që vrapojnë të tmerruar në pyjet e Tepalcatepec në përpjekje për të shpëtuar kokën teksa një kartel droge përdor dronë për hedhur eksplozivë mbi ta.

Kjo ngjarje demonstron edhe herë dhunën e pakontrolluar të karteleve të drogës në këtë rajonin e Michoacan.

Në video shihet teksa dronët, të kontrolluar nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco nis të lëshojë eksplozivë mbi një xhungël të dendur, nga ku më pas shihen njerëz duke vrapuar të alarmuar. Ky është sulmi më i fundit pas një serie ngjarjesh të tilla brutale ndaj popullatës së Michoacan.

Sipas edicionit meksikan të gazetës spanjolle El Pais, mjeti ajror pa pilot ishte operuar nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG) dhe tenda i përkiste një kampi rival në shtetin Michoacan. Media të tjera pretendojnë se grupi i fuqishëm kriminal kishte shënjestruar banorët e qytetit që kishin guxuar të përpiqeshin të parandalonin sekuestrimin e territorit nga karteli. Të paktën një person thuhet se ka pësuar lëndime si rezultat i bombardimeve dhe sulmi i kapur nga kamera ishte vetëm një në një seri bastisjesh të ngjashme me dron në zonë.

 

Të fundit

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për herë të parë në këtë...

Sevdari kthehet në detyrë/ Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në 2019

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV