Dodik “non grata”, disa eurodeputetë letër Von der Leyen: Hetoni edhe Oliver Varhelyi-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpallja non-grata dhe sanksionet e SHBA-së ndaj liderit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik duket se ka trazuar “ujërat” në Bashkimin Europian.

Një grup eurodeputetësh i kanë dërguar një letër Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen që të hetojë komisionerin e BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi, pasi dyshohet se ai ka bashkëpunuar me Dodik.

Media Al Jazeera shkruan se eurodeputetët kanë zbuluar një dokument i cili sugjeron se Varhelyi ka ndihmuar Dodik në planin për shpërbërjen e Bosnje Hercegovinës.

“Raporti vëren se komisioneri Varhelyi ‘u pajtua’ me z. Dodik në lidhje me datën e një sesioni të posaçëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska dhe se do të shpallej një moratorium 6-mujor për të miratuar legjislacionin mbi tërheqjen e njëanshme nga institucionet shtetërore,” thuhej në letër.

Bosnja aktualisht po përballet me krizën e saj më të madhe politike që nga përfundimi i luftës në dhjetor 1995, kur u nënshkrua marrëveshja e paqes së Dejtonit.

Marrëveshjet e ndanë vendin në dy entitete gjysmë autonome, entitetin e Federatës së dominuar nga boshnjakët dhe kroatët si dhe entitetin e Republika Srpska e drejtuar nga serbët.

“Përfaqësuesit e Komisionit nuk mund të duket se qetësojnë lëvizjet separatiste në këtë mënyrë ose të veprojnë përtej mandatit të tyre në kundërshtim me politikën zyrtare të BE-së në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhej në letrën e eurodeputetëve.

“Nëse paanshmëria dhe neutraliteti i Komisionit vihet në pikëpyetje, ekuilibri i brishtë gjeopolitik kërcënohet menjëherë”.

Në tetor, Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës bëri thirrje që Republika Srpska të tërhiqet nga institucionet kryesore shtetërore dhe të krijojë institucionet e saj parashtetërore, duke shkelur traktatin e paqes dhe Kushtetutën.

Lexo edhe :  Humbjet vjetore të Bankës Qendrore Europiane arrijnë nivel rekord 7.9 miliardë euro

Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë i Bosnjës, i ka quajtur lëvizjet e Dodik “të barasvlershme me shkëputjen”, duke paralajmëruar se ato mund të nxisin ndarje dhe konflikte të mëtejshme.

Më 10 dhjetor, parlamenti i Republika Srpska miratoi një sërë ligjesh që i mundësojnë entitetit të formojë institucionet e veta dhe ushtrinë e vet deri në maj. Pasi lajmet për dokumentin e zbuluar të Sattler u publikuan më 21 dhjetor, këshilltari i Dodik Radovan Kovaçeviç mohoi përfshirjen e Varhelyi në planifikimin e sesionit të asamblesë së Republikës Srpska.

Letra e nënshkruar nga 30 deputetë theksonte se “si një palë neutrale me ndikim të konsiderueshëm”, Komisioni ka një rol kyç në sigurimin e respektimit të marrëveshjes së paqes të Dejtonit nga të dyja palët.

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në një fshat të Laçit. Raportimet fillestare sugjerojnë se nga...

E trishtë/ Gazetari i njohur dhe ish-banori i “BBV”, humb njeriun e tij të shtrenjtë

Ish-banori i Big Brother VIP, Elvis Myrta ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes. Gazetari i kronikës ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij,...

E trishtë! Ndahet nga jeta këngëtarja dhe kompozitorja e njohur (Emri+Foto)

Këngëtarja dhe kompozitorja e madhe, Roberta Flack, e njohur për performancën e saj ‘Killing me Softly’, ka dhënë frymën e fundit në moshën 88-vjeçare....

‘Fatura’ për t’u bërë gati për në BE, 7.6 mld € deri në 2028!/ Duhen zbatuar 134 projekte

Rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përveç përshtatjes legjislative, e realizimit të reformave të kërkuara nga BE, ka edhe një faturë të majme financiare. Qeveria...

Regjistrimi i emigrantëve në KQZ: Berati e Dibra më mirë, Vlora e Shkodra më keq

Nga Eduard Zaloshnja Deri më tani janë miratuar nga KQZ rreth 178 mijë kërkesa të emigrantëve për të votuar. Kuptohet që shumica e tyre janë...

Lajme të tjera

Web TV