Inter ka mundur Juventus-in në sekondën e fundit dhe ka fituar Superkupën e Italisë për herë të parë që nga 2010-a.
Nuk ka dy pa tre për Simone Inzaghi-n, i cili ka mposhtur bardhezinjtë për herën e tretë në finale dhe ka fituar trofeun e parë të sezonit.
Kur dukej se ndeshja do të shkonte me penallti pas golave të McKennie dhe Luataro-s në kohën e rregullt, një gol i Shancez në minutën e 120-të u ka dhuruar triumfin kampionëve të Italisë.
Ky është trofeu i gjashtë për Inter-in në Superkupën e Italisë, më shumë kanë fituar vetëm Juventus (9) dhe Milan (7).