Gazetari ia thotë në sy Berishës: Ke vrarë 4 qytetarë në mes të Bulevardit, mos e nxi më Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live ne televizionet në Kosovë. Gjatë një debati në emisionin ‘Tv Dukagjini’, gazetari e ka bërë përgjegjës Sali Berishën për vrasjen e 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit në vitin 2011. Ndërsa këto deklarata, Berisha i ka quajtur provokim nga Novi Sadi.

Debati

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.
Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.
Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.
Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.
Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.
Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.
Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.
Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.
Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.
Gazetari: Tërhiqu sa je në kohë dhe mos e nxi më Shqipërinë

Të fundit

Gabimi më i madh i opozitës, për të cilin edhe unë kam përgjegjësi personale

Nga Rudina Hajdari Rezultati i zgjedhjeve të fundit tregoi më qartë se kurrë më parë se opozita i bëri vetes...

Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 23-të radhazi të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit....

Konflikti në Lindjen e Mesme/Netanyahu pranon propozimin e SHBA-ve për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë “po” propozimit të ri për armëpushim në Gaza, të paraqitur nga i dërguari i Donald Trump për...

Petro Koçi rrëfen dhunën e Majit 1996/ Dita e çmendurisë berishiane që nuk harrohet!

Nga Petro Koçi Jemi ne Fier te nesermen e 28 Majit 1996. Ne Tirane opozita ishte rrahur egersisht ne mes te sheshit Skenderbej. Ne kishim...

Dy goditje për George Clooney: Skandali i “Casamigos” dhe fundi i martesës me Amal!

Fituesi dy herë i çmimit Oscar George Clooney ka qenë në qendër vëmendjes pasi u ngrit një padi kolektive ku pretendohet se marka e...

Lajme të tjera

Web TV