Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 30 vjetorit të krijimit të FRESSH
Në fjalën e tij Balla tha se ndoshta “ne nuk mundemi gjithmonë të ndërtojmë të ardhmen për rininë tonë, por ne mund të ndërtojmë rininë tonë për të ardhmen.”
Sipas Ballës, Misioni i FRESSH ishte aktivizmi politik i të rinjve duke u kthyer shumë shpejt në një shkollë të mirëfilltë politike, edhe për shkak të mbështetjes që FRESSH mori nga organizatat partnere të partive socialiste dhe socialdemokrate europiane.
Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në 30 vjetorin e FRESSH:
30 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit 90,
të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane,
mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri:
Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë.
Misioni i FRESSH ishte aktivizmi politik i të rinjve duke u kthyer shumë shpejt në një shkollë të mirëfilltë politike,
edhe për shkak të mbështetjes që FRESSH mori nga organizatat partnere të partive socialiste dhe socialdemokrate europiane.
Në një kohë të shkurtër FRESSH u anëtarësua në IUSY dhe ECOSY duke i paraprirë anëtarësimit të Partisë Socialiste në IS dhe PES.
Si një organizatë rinore përkrah Partisë Socialiste të Shqipërisë, orjentimi i pandryshueshëm, prej ditës së parë,
ishte misioni i i nisur studentëve të dhjetorit (e duam Shqipërinë si gjithë Europa) pra integrimi europian i Shqipërisë.
Nuk është aspak e rastësishme që ky orientim i spikatur i të rinjve eurosocialistë shqiptarë,
u gdhend edhe në simbolin e parë të FRESSH: një lulëkuqe kuq e zi (simboli i parë i Partisë Socialiste) mes 12 yjeve të Bashkimit Europian.
Në cdo takim të FRESSH pas himnit kombetar kishim edhe Pet Shop Boys me Go West.
“Shko në Perëndim, ka Diell në Kohë Dimri.”
Kjo i shkonte fiks, viteve 92-97 per Partinë Socialiste.
FRESSH ishte një rreze dielli në ato kohë dimri, ndërsa Partia Socialiste përballej me regjimin e non-gratës Sali Berisha.
Kontributi i socialistëve të rinj ka spikatur edhe në ato momente të vështira e delikate për vendin:
sic ishte refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga Presidenti famëkeq Berisha me projekt-kushtetutën e vitit 1994,
zgjedhjet e 26 Majit 1996 dhe dhunimi i opozitës.
Për mua personalisht këto kanë qenë edhe dy betejat e para si freshist.
FRESSH nuk është vetëm organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri për nga numri i anëtarëve ndër vite,
ai luajti një rol të rëndësishëm në historinë politike të familjes sonë socialiste.
Nuk kanë qenë të pakta rastet e vendim-marrjeve politike brenda familjes sonë socialiste,
kur pozicionimi i përfaqësuesve të FRESSH-it ka qenë deciziv.
Nuk ishte po ashtu rastësi që dy kryetarë të FRESSH u zgjodhën seicli dy herë kryeministra nga Partia Socialiste.
FRESSH-i u bë pjesë pjesë e rëndësishme e strukturës së Partisë Socialiste në çdo qytet e fshat të Shqipërisë sonë.
FRESSHI ka qenë gjithmonë shpirti dhe fryma e cdo fushate elektorale të Partisë Socialiste.
Pa harruar se FRESSHI ka qene pjese e çdo proteste.
Vajza dhe djem freshistë kanë qenë çdo ditë të angazhuar në shumë inicijativa rinore e plot nisma sociale për t’ju gjendur pranë njerëzve në nevojë apo si vullnetarë të palodhur të Shqipërisë solidare.
Gjatë ditëve të mbylljes totale për shkak të pandemisë, vullnetarët e FRESSH ndihmuan kudo nëpër Shqipëri, familjet e pensionistëve apo familjet në nevojë me barnat dhe ushqimet bazë.
Motra dhe vëllezër,
Partia Socialiste mbetet gjithmonë partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve, të cilët shohin sot tek ne të vetmen fuqi transformimi.
Prandaj në këtë momentum të ri na duhet një hapje e re dhe më domethënëse e Partisë Socialiste ndaj të rinjve. E ndryshme dhe më e madhe nga herët e tjera.
Sic thoshte Franklin Delano Roosvelt:
ndoshta “ne nuk mundemi gjithmonë të ndërtojmë të ardhmen për rininë tonë,
por ne mund të ndërtojmë rininë tonë për të ardhmen.”
30 vite më parë nuk kishte as telefona celularë, as internet e as rrjete sociale. Por të rinjtë ditën si të japin kontributin e tyre dhe të përfshihen. Për të dhënë një mendim, duhet të shkoje në salla, se ndryshe nuk degjoheshe. Sot mund ta thuash fjalën tende ne cdo moment dha nga kudo.
Por thelbi i ftesës sonë është i njëjtë: Partia Socialiste është e hapur dhe gati të bashkëpunojë me çdo të ri dhe të re të këtij vendi, kudo ku ai jeton. Në Shqipëri apo në diasporë.
Partia Socialiste është gati tu japë zë ideve dhe nismave që vijnë nga çdo rrjet rinor vullnetarizmi,
çdo rrjet rinor me djem e vajza të angazhuar në shërbim të komunitetit ku ata jetojnë,
çdo rrjet të rinjsh shqiptarë që realisht e duan atdhenë, si shqiponja folenë.
Për Shqipërinë 2030, Partia Socialiste dhe Edi Rama janë gati të nderveprojnë me të rinjtë dhe tu japim mundësinë që të kenë një mbështetje që të kthehen në aktivistë dhe njerëz të interesuar.
Në Partinë Socialiste ka vend për të gjithë. Ketu nuk ka as dyer hekuri, as brava, as dhunues serialë institucionesh.
Prandaj. Urdhëroni dhe Mirësevini.