Real Madridi fiton Superkupën e Spanjës, mposht Athletic Bilbaon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi është fituesi i Superkupës së Spanjës, pasi ka arritur të mposhtë në finale Athletic Bilbaon me rezultatin e pastër 0-2.

Ndeshja e cila u zhvillua në qytetin e Riyad, në Arabinë Suadite ishte emocionuese sidomos në 10 minutat e fundit kur gjithçka mund të ndryshonte edhe pse Reali ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes.

“Galaktikët” arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 38 me mesfushorin kroat, Luka Modric pas një asistimi të Rodrygo.

Me avantazhin minimal të skuadrës së Ancelottit do të mbylleshin 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis sërish me një Real Madrid me dominues edhe pse Bilbao tenton të bëjë diçka më shumë.

Një top i prekur me dorë branda zonës nga mbrojtësi i Bilbaos në minutën e 52 cilësohet si penallti pas rishikimit me VAR dhe kthehet në gol nga Karim Benzema.

Kur u mendua se Reali kishte gjithçka në kontroll në 10 minutat e fundit gjithçka mund të ndryshonte pasi Militao largon nga porta një top me dorë duke shkaktuar një penallti dhe larguar nga loja me karton të kuq.

Penalltinë e merr përsipër Garcia i cili gabon përballë Courtois duke humbur shansin artë për të rihapur finalen. Reali siguron kështu trofeun e parë të këtij sezoni.

Të fundit

Messi gati të rikthehet në fushë, trajneri i Inter Miami: Jam optimist

Trajneri i Inter Miami CF, Javier Mascherano u shpreh optimist për përfshirjen në listë të Lionel Messit për ndeshjen...

Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, pranga 32-vjeçarit në Tepelenë

Një 32-vjeçar u arrestua në Tepelenë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 2”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës...

“Humba shikimin në njërin sy,shpërtheu kapsolli”,G Bani kujton si ndodhi shpërthimi fatal

Reperi Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ka rrëfyer në emisionin S’e luan Topi disa prej ngjarjeve të...

Detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e PS!Në listat e mbyllura do jenë gra dhe të rinj

Detaje të reja mësohen në lidhje me takimin që ka pasur kryeministri Edi Rama me secilin nga drejtuesit politikë të qarqeve për PS-në. Gazetari Osman...

Analiza/ Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Nga Preç Zogaj Me rikthmin në krye të partisë më të madhe opozitare Berishës i ra barra e ndërtimit të një projekti për rrotacionin e...

Lajme të tjera

Web TV