Ukraina akuzon Rusinë për sulm kibernetik, sistemet kompjuterike të infektuara me viruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina tha të dielën se Rusia qëndron pas një sulmi kibernetik që goditi faqet e internetit të qeverisë së saj dhe se Rusia është angazhuar në një “luftë hibride” në rritje kundër saj.

Deklarata nga Ministria për Zhvillimin Digjital erdhi një ditë pasi kompania Microsoft tha se dhjetëra sisteme kompjuterike në një numër agjencish qeveritare ukrainase ishin infektuar me viruse dëmtuese.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se Rusia qëndron pas sulmit kibernetik. Moska vazhdon të zhvillojë një luftë hibride dhe në mënyrë aktive po intensifikon përpjekjet në hapësirat informative dhe kibernetike,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Sulmi vjen ndërsa shtohet rreziku i një ndërhyrjeje ruse të Ukrainës dhe bisedimet diplomatike për zgjidhjen e tensioneve duket se kanë ngecur. Microsoft tha në një postim të shkurtër të shtunën se zbuloi për herë të parë virusin keqdashës të enjten. Kjo përkonte me sulmin që goditi rreth 70 faqe interneti të qeverisë ukrainase.

Në një njoftim tjetër, Microsofti tha se sistemet e prekura “përfshijnë shumë organizata qeveritare, jofitimprurëse dhe të teknologjisë së informacionit.”

Një drejtues i lartë i sigurisë kibernetike në sektorin privat në Kiev, Oleh Derevianko, tha për agjencinë Associated Press se sulmi ishte i ngjashëm me ato të fushatës ruse të spiunazhit kibernetik në vitin 2020 ndaj SolarWinds që kishte në shënjestër qeverinë amerikane./VOA/

Të fundit

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi...

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. I plagosur ka mbetur një burrë i moshës 40-45 vjeç, i cili është...

Lajme të tjera

Web TV