Bimët që sjellin përfitime për shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktiviteti i trurit është unik tek çdo individ dhe mund të krahasohet me gjurmët e tij të gishtave. Kur njeriu zgjohet nga gjumi, truri i tij arrin të prodhojë mjaftueshëm elektricitet sa të ndezë një llambë të vogël. Truri është organi me përmbajtjen më të madhe yndyrore që arrin deri në 60 %. Kjo është arsyeja përse një regjim ushqimor i pasur me acide yndyrore siç janë omega-3 dhe omega-6, është thelbësor për shëndetin e trurit. Përveç acideve yndyrore, truri ka nevoja të mëdha të cilat plotësohen edhe nëpërmjet barishteve dhe erëzave.

Trëndafili i egër
Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut. Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit. Mund ta përdorni si çaj duke shtypur 4-5 kokrra trëndafili të egër e t’i zieni më pas në një gotë ujë.

Sherebela
Sherebela është një bimë mjekësore shumë e mirë për kujtesën. Studimet më të fundit mjekësore kanë konfirmuar se sherebela është e rëndësishme për shëndetin e njerëzve që vuajnë nga Alzheimeri. Sherebelën mund ta konsumoni në formën e çajit, duke zjerë në një filxhan çaji ujë 7-8 gjethe të freskëta sherebele ose 2 lugë çaji gjethe të thata. Nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me mjaltë.

Bari i bletës
Sipas të dhënave, bari i bletës është një barishte shumë e mirë për përmirësimin e funksionit dhe aftësive të trurit. Ai rekomandohet edhe kundër ankthit dhe pagjumësisë.

Kanella
Kjo erëz përmban shumë antioksidantë. Ajo lufton inflamacionin dhe e bën njeriun më të vëmendshëm dhe vigjilent. Thjesht aroma e kanellës ka aftësi të përmirësojë funksionet e trurit. Ajo konsiderohet si një element i mirë në trajtimet kundër sklerozës. Mund ta përdorni në çaj.

Lexo edhe :  Kur estetika shndërrohet në kërcënim për shëndetin/ Rreziku nga terapitë e dehidrimit

Piperi i zi
Piperi i zi përmban piperinë, një substancë natyrale që përmirëson funksionin e trurit dhe zbut simptomat e depresionit.

Majdanozi dhe trumza
Këto barishte përmbajnë apigeninë, e cila është shumë e rëndësishme për formimin e neuroneve. Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandohet përfshirja e tyre si çaj në trajtimet kundër depresionit dhe Alzheimerit.

Rozmarina
Aroma e rozmarinës i jep shtysë pozitive trurit me një nuhatje të vetme. Acidi karnosik që është përbërësi aktiv i rozmarinës e mbron trurin nga radikalet e lira dhe nga ishemia.

Të fundit

Operacioni “Barbarossa”: Si nisi pushtimi nazist i Bashkimit Sovjetik me 3 milion ushtarë

22 Qershor 1941 Nga Leonard Veizi Në orën 04.00 të mëngjesit të datës 22 qershor 1941, urdhri për sulm u dha....

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët e para të 13 qershorit....

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Lajme të tjera

Web TV