“Kam kontradikta të hapura”/ Berisha zbulon pse nuk doli sot para Erdogan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka treguar arsyet se përse nuk ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ka sqaruar, se mungesa e tij kishte të bënte me vizitën e Erdogan në tempullin e ligjeve.

Berisha ka thënë në një emision televiziv, se e respekton kombin turk, por ka kontradikta të hapura me Presidentin Erdogan, në vitet e fundit të qeverisjes së tij.

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan.

Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjekë apo të votojnë në OKB rezulta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës.

Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Ishte përpjekje për ta salduar edhe më tej atë krizë.”, u shpreh Berisha.

Të fundit

Dritan Hutra dënohet më burgim të përjetshëm

Dan Hutra, shpallet fajtor për vrasjen e 3 grave në mars të vitit 2023 në Tiranë dhe dënohet më...

Doni fëmijë inteligjentë? Ja disa mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri, lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një studim të publikuar këtë javë,...

“Me rikthimin e Berishës në PD u kthyen dhe galloshet e vjetra!”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, përmendi faktin se në PD me rikthimin e Sali Berishës u rikthyen edhe shumë figura të vjetra. Sula vuri...

Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, FSHF del me një tjetër njoftim të rëndësishëm

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një tjetër informacion të rëndësishëm për tifozët, në lidhje me shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri- Serbi,...

Kush janë kandidatët e PS që futen në Kuvend/ Berishës i digjet edhe 1 nga lista e sigurt

Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ndërkohë që vijon vetëm numërimi i votës së diasporës. Nga ky qark,...

Lajme të tjera

Web TV