Pas Erdogan, Rama pret nesër ministren gjermane! Ja çfarë do të bisedohet

Ministrja gjermane e Shtetit Anna Lührmann pritet të vizitojë nesër Tiranën. Politikania gjermane do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zv/Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino.

Mësohet se në fokus të bisedimeve qëndron procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe programi i Shqipërisë si vend anëtar i ri jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë kësaj vizite, Ministrja Lührmann do të takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të shoqërisë civile