Presidenti turk Erdogan inauguron xhaminë e restauruar të E’them Beut

Pasi mbajti fjalën sot në Parlamentin e Shqipërisë, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u drejtua për tek xhamia e Et’hem Beut.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte dhe kryeministri Edi Rama bashkë me liderin turk.

Xhamia e Et’hem Beut, është restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Presidentit turk i është dhuruar një buqetë me lule menjëherë sapo ka mbërritur në xhaminë e Et’hem Beut.

Ndërkaq, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin Skënderbej për ta pritur.