Erdogani në Shqipëri/ Jep çelsat për 522 banesa në Laç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ishte për një vizitë disa orëshe në Shqipëri ku dorëzoi çelsat për 522 familje në Laç që mbeten pa strehë gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë fjalës në Parlament, vendosi si parakusht të vëllazërisë shqiptaro-turke, betejën e Shqipërisë ndaj asaj që e konsideron si organizata terroriste FETO.

Në seancën e parë plenare që u mbajt dje, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka marrë fjalën në Kuvend, ku kryefjala e tij ka qenë “vëlla” dhe “vend mik” për të gjitha ndihmat në çfarë do lloj forme ka marrë Shqipëria. Pasi dorëzoi çelsat e 522 banesave të reja për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, të rindërtuara me financimin e qeverisë turke, në fjalën e tij ka sjellë dashurinë e miliona turqëve që kanë për shqiptarët. “Ju kam sjellë përshëndetjet e vëllezërve në Turqi zemrat e të cilëve rrahin së bashku me ju. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim për mbarë Shqipërinë.”, tha Erdogan. Presidenti turk, njësoj si kryeministri Edi Rama, duke iu referuar marrëdhënieve mes dy vendeve, tha se vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret. “E njëjtë si tha dhe miku im Edi Rama, vëllai i qëndron vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret. Pas tërmetit ne kemi dërguar në Shqipëri të gjitha materialet e ndihmës së shpejte dhe ekipet teknike, i nderuari miku im Edi Rama me të cilin ishim në kontakt të vazhdueshme kemi ndjekur ecurinë e punimeve. Unë jam aktivizuar dhe morëm iniciativa që përgjatë këtij procesi, filluam kontaktet tona me ndërkombëtarët. Fakti që Turqia ishte një nga shtet e para që ndihmoi Shqipërinë tregon qartë miqësinë mes nesh. Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e të prekurve vendosëm bashkë me Ramën për të firmosur një memorandum mirëkuptimi, që shtëpitë e rrënuara të bëheshin nga zero. Kështu që në muajin korrik sapo e nënshkruam filluam ndërtimin e kantierit edhe pse ishte covid”, tha ai. Në fjalën e tij, Erdogan zbuloi se shifra e rindërtimit është rreth 42 milionë euro ndërsa theksoi se parimi i besimit të vëllazërisë është që të qëndrojë pranë kur ka nevojë, jo kur e thërrasin. Nuk la pa përmendur fatkeqësitë natyrore në Turqi edhe vështirësitë që solli pandemia e Covid-19 duke thënë se nuk mbyllën sytë në asnjë moment, por ndihmuan me sa kishin mundësi. Ndër të tjera u fokusua dhe tek Spitali Rajonal i Fierit duke thënë se është fryt i solidaritetit dhe i miqësisë Turqi-Shqipëri. Sa për familjet që do të kalojnë jetën në shtëpitë e rindërtuara, Erdogan i uroi mbarësi dhe shëndet të plotë. “Duke besuar fort në bekimet dhe mirësinë e ndarjes me të tjerët dhe fuqisë së solidaritetit, vijuam të mbështesim miqtë tanë në luftën ndaj pandemisë. Si fryt i këtij solidariteti kaq të fortë, kemi spitalin Rajonal të Fierit, i cili është ndërtuar brenda 68 ditëve. Ky spital ku mora pjesë në ceremoninë e hapjes përmes video konferencës e quajtëm spitali i miqësisë Turqi-Shqipëri. Në këtë spital tashmë janë ekipet e mjekëve, të infermierëve turq shqiptarë që punojnë krah për krah për ti shërbyer qytetarëve”, tha ai.

Integrimi

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Turqisë, Erdogan, u pyet edhe për integrimin në BE dhe marrëdhëniet me unionin. Erdogan theksoi se BE vazhdon me teknikat e sjelljes vërdallë, sa i përket integrimit të Turqisë, ndërsa u shpreh se përqendrimi është te NATO. Ndërkohë, ai u shpreh se në Ballkan është e rëndësishme qetësia dhe Turqia do të bëjë çmos për ta ruajtur këtë. “BE akoma nuk e ka pranuar Turqinë si anëtare të tij, që nga hapja dhe mbyllja e kapitujve. Vetëm një kapitull kemi diskutuar. Teknika e sjelljes vërdallë e BE vazhdon akoma. Hapat që do të hidhen në lidhjen me NATO-n janë të rëndësishme dhe ne do të bëjmë detyrat tona. Në Ballkan është shumë e rëndësishme qetësia. Ne do të bëjmë çmos për qetësinë dhe paqen në Ballkan dhe ne do të jemi një nga vendet që e garantojmë këtë gjë”, tha Erdogan.

Lexo edhe :  “Shqipëria, destinacion që nuk duhet humbur në 2025”

Organizata Gylen

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se pret që Shqipëria të punojë më fort për të luftuar anëtarët e organizatës “Hizmet”, të drejtuar nga kleriku në ekzil, Fetullah Gulen, të cilin ai e quan organizatë terroriste, FETO. “Në takimet tona nënvizuam luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO, që tentoi në 2015 një grusht shteti që donte të rrëzonte demokracinë tonë. Është e qartë që kjo strukturë e cila i ka dyert e lyera për gjakun e të pafajshmëve përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe vendet ku është e pranishme. Fakti që FETO është ende në gjendje të gjejë fushë veprimi në vendin mik e vëlla, e lëndon thellë vendin tonë. Pritshmëria jonë është që të ndërmerren hapa më të shpejtë dhe më konkretë kundër FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan. Erdogan vlerësoi restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut, si një përpjekje të Turqisë “për t’i kushtuar rëndësi të veçantë monumenteve që pasqyrojnë trashëgiminë e përbashkët kulturore”. “Xhamia e Et’hem Beut është një vepër që kontribuon në strukturën historike dhe turistike të Tiranës. Bashkë me kullën e sahatit, që i përket periudhës osmane, xhamia është një nga pikat më të rëndësishme turistike. I rishikuam në detaje marrëdhëniet tona në nivel partneriteti strategjik. Shpresojmë që të mbajmë në gjysmën e parë të këtij viti mbledhjen e këshillit të përbashkët”, tha presidenti turk.

Vizita

Presidenti turk mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare disaorëshe. Ai u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama dhe një delegacion me disa ministra të kabinetit. Ndalesën e parë, Erdogani e kishte në Laç, ku dorëzoji vetë banorëve të qytetit çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Pas ceremonisë së dorëzimit të shtëpive, u bë ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë. Po ashtu mes presidnetit turk dhe Kryeministrit Edi Rama u bë nënshkrimi i disa marrëveshjeve mes dy palëve. Po ashtu pasdite u mbajt ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, të restauruar së fundmi. Axjendën disa orëshe, Erdogan e mbylli me fjalën e tij në Parlamentin Shqiptar, ku ishte dhe seanca e parë për këtë vit. Vizita e presidentit turk në Shqipëri u shoqërua me masa të forta sigurie.

 

Të fundit

Spiropali: Kavaja, organizimi dhe fitorja më e veçante e qarkut Tiranë

Kreu i Kuvendit Elisa Spiropali, e cila është edhe një nga bashkëdrejtueset politike për qarkun Tiranë, ka prezantuar Pandeli...

Gripi godet të miturit! Fëmijët në kopshte e çerdhe me temperaturë deri në 40 gradë

Këto ditë janari fëmijët e vegjël janë më të prekurit nga virozat gripi dhe RSV. Mjekët pediatër thonë se kryesisht janë fëmijë të kopshteve dhe...

Skocia, dhomë për drogën/ Vendi i parë që hap qendrat për konsumin e sigurt të drogës

Qendra e parë në Britani për konsumimin e sigurt të drogës është hapur zyrtarisht në pjesën lindore të qytetit skocez të Gllasgout, ku do...

‘PD është bërë një parti shpifësish!’/ Çupi: E kanë kthyer në mision!

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi është paditur nga ish-drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj për veprat penale “shpifje” dhe “fyerje”. Këtë të hënë u zhvillua edhe seanca në...

Padi Berishës pasi e mbrojti në gjyq, GJKKO pushon gjyqin e nisur nga avokatja Teororesku

Gjykata e Posaçme vendosi të pushojë padinë për “shpifje” të avokates Valentina Teodoresku kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha. Teodoresku është avokatja, që e caktuar kryesisht nga...

Lajme të tjera

Web TV