Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e së martës në Vlorë. Bëhet e ditur se Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë kanë arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar me iniciale A. H., për plagosje të rëndë me dashje dhe shkatërrim të pronës.

I riu ka goditur me thikë një person tjetër i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, 25-vjeçari i ka thyer S. V., edhe xhamin e automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.