Adriana Matoshi: Si e kuptova që jam me tumor për herë të dytë ditën kur takova Arjolën në Big Brother VIP

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, rreth një muaj më parë iu nënshtrua një operimi në tru.

Kjo pasi ajo rrëfeu se pas nëntë vitesh i ishte rikthyer tumori në tru, gjersa për herë të parë u diagnostikua kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

Ylli i filmit “Zana” së fundmi në një intervistë të dhënë për “Goca&Gra” ka treguar se kur e kishte kuptuar se iu rikthye tumori.

Ajo tha se kur kishte hyrë në shtëpinë e Big Brother për ta befasuar shoqen e saj, Arjola Demirin, ka pasur marramendje.

 

 

“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor”, ka deklaruar ajo.

Nëna e katër fëmijëve shtoi se nuk dëshironte t’i tregonte askujt për sëmundjen, por pastaj këtë e ktheu në forcë për të tjerët.

“Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, nuk ka lidhje as fama, asgjë tjetër”, vazhdoi ajo.

Matoshi nuk e anashkaloi pa e përmendur edhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë nga ndjekësit dhe të gjithë të afërmit.

Të fundit

Rama lë pas të gjithë VIP-at/ Mbi 4 mijë ndjekës në vetëm një javë në Instagram

Kryeministri Edi Rama ka shënuar rritjen më të madhe të ndjekësve në Instagram këtë javë, duke shtuar plot 4...

Ultimatumi i Ramës/ Tavo “ngul këmbë” në të vetën: Të Himarës janë të rinj

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo thotë se s’mund të lejojnë bllokimin e hapësarve publike me pretekstin se është sezon turistik. Në një intervistë për Report...

Shokuese/ 48-vjeçari tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare, ja si shpëtoi e mitura

Skena horror kanë ndodhur pasditen e së premtes në Kakovatos Zacharos, kur 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë katërvjeçare nga krahët e...

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të tjera nga Vlora, ku shihet lirimi i hapësirave publike, kryesisht në Lungomare në pjesën e plazhit. Rama inkurajon...

‘Gjuetia’ ndaj emigrantëve, SHBA i kërkon autoriteteve 3 mijë arrestime në ditë

“Tremijë arrestime në ditë”. Është Stephen Miller, nënkryetar i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ideologu kryesor i politikave të imigracionit të Trumpit, ai që...

Lajme të tjera

Web TV