Akuzohet se vrau vajzën dhe e groposi në Dajt, Prokuroria kërkon 50 vite burg për babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës kërkon 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin, babë e bir që akuzohen për vrasjen e Eglantina Bucit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 dhe është zbardhur nga Policia 8 vite më vonë, pasi një nga të përfshirët në vrasje është bërë i penduar i drejtësisë.

Babë e bir e kanë mohuar vrasjen, por provat janë kundër tyre, ndaj dhe më herët Prokuroria ka refuzuar t’i lirojë nga qelia. Faik Buci ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por i është refuzuar nga Gjykata.

Vrasja e të resë dyshohet se ka ndodhur pasi babai dhe i vëllai nuk janë pajtuar me dëshirën e saj për t’u fejuar me një person në Tiranë. Togat e zaza pritet të caktojnë seancën gjyqësore për të vendosur për dënimin e dy familjarëve që vranë vajzën e tyre.

Asokohe 23 vjeçe, Eglantina Buci u vra nga vëllai i saj Shkëlzeni, në bashkëpunim me babain Faik Buci dhe një shokun e Shëlzenit, M.T., i cilësuar tashmë si i penduari i drejtësisë. Ajo u vra dhe u gropos në Malin me Gropa, dhe u deshën 8 vite që të zbardhej e gjithë ngjarja.

Eshtrat e viktimës u konstatuan nga kafshët, më pas nga një gjahtar i zonës i cili lajmëroi policinë.

Është bërë akt-ekspertiza mjeko-ligjore e disa eshtrave të gjetura në zonën e Malit me Gropa më datë 14 shtator 2012, sipas së cilës u bë me dije se janë gjetur një kafkë me një pjesë të nofullës së poshtme, kocka të njërës shpatull si dhe tre kocka të tjera të gjata tubulare me pak mbetje lëndësh të buta.

Në 21 mars 2018, është bërë rikqyrja e eshtrave të gjetura në vendngjarje, kryesisht kqyrjes së hollësishme të pjesës së nofullës së poshtme të djathtë. Nga kjo kqyrje është konstatuar se në anën e djathtë në skajin e lirë të saj ka një dëmtim kockor me diametër 1 cm, ku ka një krisje të lehtë.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV