Federiko Felini, legjenda e kinemasë italiane që nuk pranoi Hollivudin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Nëse ka një legjendë të kinemasë italiane, ai padyshim ka një emër: dhe është Federiko Felini. Regjisor e skenarist ai ëhstë mbiquajtur ndryshe dhe si “kineasti i madh i ëndrrave dhe vizioneve”. Por fama e tij i ka kaluar prej kohësh kufijtë e gadishullit Apenin, për të rrezatuar fort në Europë, për të kapërcyer ujërat e Atlantikut e për të mbërritur në Amerikën e egër të Hollivudit.

… Felini konsiderohet gjerësisht si një prej kineastëve më të shquar dhe më me ndikim në historinë e kinemasë. Pak regjisorë në historinë e kinemasë janë aq të famshëm sa ai. Filmat e tij që kanë marrë pa fund çmime gjithfarëllojesh. Ai është fitues i katër “Academy Awards” për filmin më të mirë të huaj. Ndërsa për punën e tij si regjisor dhe për arritjet gjatë jetës, në vitin 1993 u nderua me çmimin Oskar. Është dy herë fitues i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë në vitin 1963 dhe në vitin 1987. Ka marrë edhe Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1960 si dhe Luanin e Artë për arritjet gjatë jetës në Festivalin e Filmit të Venecias në vitin 1985.

Stili integral
Në revistën “RrollingStone” shkruhet: “Fellini është kinema. Nuk është një hiperbolë retorike”.
Padyshim, ky regjisor i jashtëzakonshëm krijoi një galeri portretesh në dhjetra filma si dhe karaktere që të mbesnin fort në kujtesë. Duke iu referuar vetes Felini është shprehur se është “një zejtar që s’ka asgjë për të thënë, por ai e di se si ta thotë atë”…
Si një figurë në zhvillim e lëvizjes së neorealizmit italian, Felini filloi si skenarist përpara se të bënte debutimin e tij artistik. I ndikuar në fillim të karrierës së tij pikërisht nga kjo lëvizje neorealiste, ai zhvilloi metodat e tij dalluese që mbivendosnin imazhet e ëndrrave ose halucinacionet mbi situatat e zakonshme.
Ky ishte Felini. Dhe për këtë njihet aq shumë.
Ishte nga ata regjisorë që shtoi gjerësisht fjalorin e kinemasë dhe nisi një stil personal të krijimit të filmit, tashmë integral në praktikën e tij.
Gjithkund në materialet e sugjeruara për të shkruhet se Federiko Felini ishte një mjeshtër i surrealizmit, që përdorte imazhe të habitshme, detaje autobiografike dhe rrëfime të shkëputura për të krijuar filma poetikë që impresionuan audiencës anembanë botës.
Federiko Felini mbetet regjisori më i famshëm italian, por si i tillë nuk bën pjesë në një zhanër të mirëpërcaktuar. Fellini ishte një kineast e poet vizionar duke realizuar filma ëndrrash të cilat janë të vështira për t’u kategorizuar.

Gjithçka italiane
Federiko Felini ishte dhe mbetet autori themelor dhe atipik i kinemasë italiane, sinonim i regjisorit brilant, simbol i imagjinatës, butësisë, humorit, sentimentalitetit, ironisë thumbuese dhe origjinalitetit të madh. Ai nuk ka punuar kurrë jashtë Italisë.
I lindur në Rimini të Bregut të Adriatikut, më 20 janar 1920, nuk donte të largohej nga vendlindja. Roma përfundimisht u bë shtëpia e dytë e këtij regjisori të madh. Në qytetet e mëdha edhe në fshatin italian, Felini krijoi botën e tij, duke i lënë personazhet të jetonin dhe të vdisnin po aty.
Vështirë se ndonjë regjisor tjetër nga një vend jo anglishtfolës ka qenë në gjendje të marrë kaq shumë Oscar. Hollivudi i shtroi disa herë tapetin e kuq Felinit, duke e ftuar atë të xhironte në Shtetet e Bashkuara. Por ai e pati refuzuar çdo herë; Rimini dhe Roma i mjaftuan, veçanërisht sepse ai gjeti mjedisin më të mirë të punës në studiot “Cinecittà”.

Kozmosi kinematografik
Në jetëshkrimin e tij thuhet se ndoqi shkollën e mesme klasike të qytetit. Më pas nisi të punonte si karikaturist. Një menaxher kinemaje, Fulgor, e porositi të bënte portrete të aktorëve të famshëm për ekspozita përkujtimore. Shumë më vonë, karriera e tij në kinematografi përfitoi nga përvoja e tij shumëvjeçare me stilolaps dhe letër. Ai përdori skica dhe vizatime për të vizualizuar idetë e tij.
Xhulieta Masina do të ishte bashkëshortja e tij, me të cilën u martua në vitin 1943.
Filmat e tij të parë ishin bardh e zi, kishin një thelb të fortë realist dhe fokusoheshin në figura në skajet e shoqërisë. Por ndryshe nga regjisorë të tjerë italianë të cilët i qëndruan besnikë neo-realizmit, Felini shpejt shtoi në kozmosin e tij kinematografik elemente të fantazisë duke e bërë prodhimin e tij më poetik dhe lozonjar .
Ai u bë i pavdekshëm me filmat si “La Dolce Vita”, “La Strada” dhe “Amarcord”.
Filmi “8 ½” prodhuar në vitit 1963, dhe i frymëzuar autobiografikisht, do të sillte gjithashtu një fazë të re artistike në punën e tij. Prej asaj kohe, filmat e tij u bënë më fragmentarë dhe ndonjëherë edhe më të gjallë, por sigurisht më të pasur.
Qoftë duke sjellë Romën e vjetër, atë të re, si dhe njerëzit e saj përpara kamerave, apo duke u fokusuar sërish te fëmijëria dhe rinia: tablotë e imazhit të Felinit, arsenali grotesk, këndet e tij të pasura të kamerës kanë ofruar gjithmonë një kinema të shkëlqyer, të sofistikuar, por edhe shumë argëtuese e po aq origjinale. Gjithkush i pasionuar pas kinemasë do mund ta dallojë një film të Felinit në shikim të parë.
Përtej punës me filmat e tij, Felini shkroi edhe skenarë për regjisorë të tjerë, si dhe disa libra.

Çaku i fundit
Federiko Felini vdiq në Romë nga një sulm në zemër më 31 tetor 1993 në moshën 73 vjeç. Në pranverën e vitit 1993, disa muaj para vdekjes së tij, ai mori të pestin Oscar në karrierën e tij. Felini krijoi vepra të paharrueshme, me plot satirë në pamje të paqë por mbuluar me një melankoli delikate, një stil që karakterizohet nga ëndrrat dhe vizionet e autorit. Filma e tij janë bërë toponime dhe metafora në komunikimin e përditshëm për të shpjeguar fenomenet sociale dhe artistike të botës post moderne.
La pas në thesarin e krijimtarisë së tij të paktën 52 filma si regjisor e skenarist.

Të fundit

Kërkesa në rritje për kredi, ja faktorët që ndikuan në lehtësimin e kushteve

Bankat rritën shkallën e miratiimit të kredive për bizneset dhe për individët në tremujorin e fundit të vitit të...

Trump ‘heq’ gjininë e ‘tretë’, shpalos drejtimin e ri të Amerikës

“Ka vetëm dy gjini” “Ne do të formojmë një shoqëri të verbër ndaj ngjyrave dhe të bazuar në vlerën e çdo personi. Nga sot do...

Trump shpall emergjencën në kufirin me Meksikën

Në fjalimin e tij të betimit, Donald Trump njoftoi se do të shpallë sot emergjencën në kufirin me Meksikën dhe do të dërgojë ushtrinë për të...

Dy presidentët që ndërruan trajektoren e SHBA në 100 vjetët e fundit

Nga Eduard Zaloshnja Në fillim të vitit 1932, kur Franklin D. Roosevelt hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-së,...

Trump rimerr zyrtarisht detyrën: Epoka e artë fillon tani!

“Në shumë vende që më suportuan. Apo së fundmi, Los Angeles që shohim zjarrin, që ka përfshirë shumë shtëpi mes tyre të shumë individëve...

Lajme të tjera

Web TV