Horoskopi për ditën e enjte, 20 janar 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Bëni kujdes ndaj të papriturave! Hëna ju vihet kundër dhe parashikohen momente krizash dhe tensioni, sidomos në dashuri, për gjithë ata që ju duhet të bëjnë një zgjidhje. Parashikohet një e diel aspak e frytshme sa i takon ndjenjave. Mundohuni që ti menaxhoni sa më mirë situatat, në mënyrë që të mos përfundoni në debate.

Demi
Dashuria e parë që duhet të ndjeni, është ajo ndaj vetes dhe vetëm kështu mund ti doni të tjerët dhe të jepni më shumë. Ndikimi i favorshëm i Venusit, parashikon lindjen e ndjenjave të reja pozitive. Kushtojuni më shumë kohë emocioneve dhe raporteve me të tjerët.

Binjakët
Bëni kujdes me shpenzimet! Parashikohet një humbje e ndjeshme! Ndikimi i kundërt i Neptunit, parashikon krizë, ndaj tregohuni më të matur lidhur me situatën financiare. Kjo krizë pritet të reflektohet edhe në raportin në çift.

Gaforrja
Mjafton që të përqendroheni në gjetjen e shkakut që ju ka prishur humorin! Ka ardhur momenti që të lini pas krahëve krizën dhe të reagoni për të ecur përpara. Në vendin e punës do të ndiheni të nënvlerësuar, ndaj bëni kujdes për të rifituar terren.

Luani
Përfitoni nga horoskopi i mirë i kësaj dite dhe veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe partnerit/es, duke i dhënë jetë fushës së ndjenjave. Parashikohet që të ndodhë diçka pozitive.

Virgjëresha
Lëreni zemrën të lirë gjatë kësaj dite, pasi vetëm kështu do mund që të jetoni diçka
vërtetë speciale. Nëse keni qenë shumë të zënë me punën kohëve të fundit dhe e keni lënë pas dore jetën private, gjërat do të bëhen më mirë. Do të keni raporte të shkëlqyera me të lindurit e shenjës së gaforres dhe akrepit.

Lexo edhe :  “The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Peshorja
Gjatë kësaj dite jo çdo gjë do të shkojë ashtu siç ju dëshironi. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar me marrjen e vendimeve, por duhet të reflektoni mirë. Situata sentimentale pritet të ketë një përmirësim të lehtë.

Akrepi
Yjet do të kenë ndikim të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke i furnizuar me energji dhe ndjesi pozitive. Megjithatë parashikohet që të ketë një situatë sqaruese dhe ballafaqimi. Historitë e dashurisë, do të nisin rikuperim të ndjeshëm.

Shigjetari
Do të jetë një ditë e cila parashikon rikuperim total për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen të reja të rëndësishme, sa i takon dashurisë, lidhjeve të reja, apo pajtimeve.

Bricjapi
Përqendrojini të gjitha fuqitë tuaja, për të kaluar momentet e tensionit që po jetoni. Me ndikimin e favorshëm të Saturnit dhe Mërkurit, do ia dilni. Për ata që janë vetëm, parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Ujori
Yjet ju favorizojnë mjaft në dashuri. Më në fund do arrini të shijoni momente të
kënaqshme. Parashikohen rikuperime në vendin e punës dhe disa nisma të reja, të cilat nuk duhen lënë në mes.

Peshqit
Do të jeni të mbushur nga një dëshirë për të shfaqur hapur ndjenjat tuaja. Do të ndjeni nevojën për rikuperim, sidomos nëse keni kaluar një tradhti. Në çdo rast, situata sentimentale, parashikohet e përmirësuar. Kushtojani të gjithë energjinë tuaj rikuperimit të brendshëm dhe çdo gjë do shkojë mirë.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV