Rama mbledh në selinë rozë kryesinë e partisë, Kongresi i PS dhe zgjedhjet e pjesshme temat kryesore të diskutimit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS kryesinë e partisë. Çështjet që do adresohen në këtë mbledhje janë 2.

E para ka të bëjë me organizimin e Kongresit të PS që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme e do të shpalosen objektivat e qeverisë në këtë mandat qeverisës.

Nga ana tjetër, në këtë mbledhje kryesie pritet të flitet edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit të mbetur pa kryetar.