Për herë të parë në Shqipëri/ Në QSUT realizohet me sukses operacioni i vështirë në zemër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë në Shqipëri është realizuar një operacion i vështirë në zemër, që konsiston në zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Facebook. Ajo thotë se pas operacionit të suksesshëm, pacienti la me shëndet të plotë spitalin ditën e katërt.

“Pas shumë vitesh eksperiencë me kirurgjinë mini-invazive të defekteve të lindura në zemër, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi dhe ekipi i Kardiokirurgjisë i drejtuar nga prof. Arben Baboçi, realizuan për herë të parë zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar, mini-invazive, tek pacienti 67-vjeçar që vuante nga një problem serioz në zemër.
Pacienti la spitalin në ditë e katërt pas ndërhyrjes dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Një duartrokitje ekipit të kardiokirurgjisë që realizojnë sot në QSUT kirurgjinë më të avancuar të valvolës së aortës, siç kryhet në qendrat e mëdha të kardiokirurgjisë në Evropë”, shkruan Manastirliu, e cila poston edhe një foto të mjekut dhe pacientit 67-vjeçar.

Të fundit

Musk vijon sulmet ndaj Trump/ Këshilltari i tij, emër i përmendur në dosjet Epstein

Miliarderi dhe themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka ndezur sërish debat në rrjete sociale, duke pretenduar se ish-këshilltari i...

U rrëzua teksa partneri i propozoi martesë/ 24-vjeçarja në luftë me jetën

Një 24-vjeçare nga Republika Çeke po lufton për jetën pasi u rrëzua ndërsa partneri i saj i propozoi martesë në një kishë në Lefkada. Në...

La foshnjën në makinë dhe shkoi për dy orë parukeri… tragjedia që tronditi Amerikën

Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Porterville, pasi një foshnjë njëvjeçare, Amillio Gutierrez, humbi jetën. Amillio Gutierrez, 1 vjeç, dhe vëllai i...

Frika nga gjumi post- elekt

Nga Frrok Çupi Kjo që po bën Edi Rama nga njëri qytet në tjetrin, Jug e Veri, ngjan si një lëvizje e shpejtë e zotit...

“Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha njofton rikthimin e protestave

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak të shkeljeve të pretenduara,...

Lajme të tjera

Web TV