Zgjedhjet e pjesshme vendore, ja cila është kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës

Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste ka propozuar si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angonin.

Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020.

Ndërsa bashkia e Shkodrës është e vetmja bashki që drejtohet nga demokratët.